Dy Dibrat bashkohen!

Në Dibër u mbajt takim i parë përbashkët mes dy këshillave komunale të dy Dibrave, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Drejtuesit e dy komunave theksuan se rëndësinë e lëvizjes së lirë mes dy vendeve, marrë parasysh se mbyllja e gjatë që ka ekzistuar më herët,  ka ndarë familjet , madje dibranët e të dy anëve që guxonin ta kalonin këtë kufi, janë përballur edhe me burgosje e persekutime.

Ata u angazhuan që ti detyrojnë qeveritë e dy vendeve, të kontribojnë seriozisht në zhvillimin ekonomik e kulturor të të dy komunave që nuk janë të afërta vetëm gjeografikisht, por kanë lidhje të forta gjaku.StrugaLajmStrugaLajm

Krerët e komunave shprehën domosdoshmërinë e hapjes së një terminali në pikën kufitare të Bllatës, ndërtimin e “Rrugës së Arbërit” dhe angazhim për të konkuruar bashkarisht në projektet që mund të financohen nga fondet e BE-së në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar, njofton TVM2.StrugaLajm

Këshillat e dy komunave synojnë formimin e një trupi koordinues,  në mënyrë që ta ngrenë në të tjera nivele bashkëpunimin aktual.

In : Aktuale

Loading...
loading...