Dy fytyrat e Zoran Zaevit

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, erdhi në pushtet në saje të votave shqiptare dhe koalicionimit me partitë shqiptare (BDI dhe ASH), për çka mbase është i vetëdijshëm dhe këtë të mirë s’duhet ta harrojë kurrë. Ai erdhi në krye të Qeverisë me disa favore, ndër më të rëndësishmet: me mbështetje të shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve, që i hapën shtigjet për veprim të papenguar në projektimin dhe zbatimin e reformave, për të cilat vazhdimisht ka pretenduar dhe është zotuar se do t’i çojë deri në fund. Por kjo nuk mjafton. Ai duhet që disa punë t’i drejtojë në kontekst të agjendës së partnerëve shqiptarë të koalicionit, thonë analist për Zhurnal.

“Çështja e miratimit të Ligjit për përdorimin “zyrtar” të gjuhës shqipe, bie fjala, nuk është ndonjë e arritur e madhe, aq më shumë për shkak të kapacitetit të tij limitues, që t’i jepen kryeministrit Zaev meritat që nuk i meriton. Në raste “pazaresh”, edhe ish-kryeministri Gruevski, për interesa të veta ka ditur të bëjë koncesione të mëdha ndaj shqiptarëve, që e çmendnin opozitën e atëhershme, si psh. me interpretimin juridik dhe ligjin për amnistinë e udhëheqësve të UÇK-së. Në këtë drejtim, si njëri, ashtu edhe tjetri, kur është pyetja për shqiptarët, nuk kanë ndonjë dallim më thelbësor. Ata lëshojnë pe vetëm në raste kur janë të shtrënguar nga interesat partiake, nga kërkesat serioze të shqiptarëve dhe nga presioni ndërkombëtar”, thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik.

Sipas tij, meqë ende nuk kemi parë sjelljet e njëmendta të kryeministrit Zaev në këto 4-5 muaj të qeverisjes, ndonëse mund të jepen vlerësimet e para për mospërmbushje të disa premtimeve, është korrekte të pritet së paku një vit që të shihet se si do të veprojë me çështjet e ndjeshme shqiptare në Maqedoni.

“Dallimi ndërmjet politikave të Gruevskit dhe ato të Zaevit nuk qëndron në rrafshin e qasjes ndaj shqiptarëve, por në qëndrimet diametralisht të kundërta në çështjen e reformave dhe qasjes ndaj politikave eurointegruese të vendit në NATO dhe BE”, potencon Arsllani.StrugaLajmStrugaLajm

Nga ana tjetër, Urim Saliu analist politik thekson se zgjedhjet lokale më shumë se për Zaevin nuk kanë qenë më shumë të rëndësishme. Ai kishte mundësinë e ringritjes së madhe por edhe të fundosjes së tij. Ai edhe vetë nuk i beson se ka fituar 56 komuna dhe as e ka parashikuar këtë .StrugaLajm

“Por duket se kjo fitore e tij nuk është fryt i një qeverisjeje të përkryer sepse akoma qeveria e tij nuk është e konsoliduar.Ai fitoi sepse njerëzit e ndëshkuan Gruevskin dhe politikat e tij.Ai e shfrytëzoi këtë moment të madh për të, karierën e tj politike por edhe për të vulosur fitoren e madhe që nuk e kishte në zgjedhjet Parlamentare. Në ato zgjedhje ai s’kishte pushtet dhe duhej t’u nënshtrohej shqiptarëve.E kishte të domosdoshme . Por në raport me shqiptarët gjithnjë kryeministrat maqedonas kur kanë marrë pushtet thuajse absolut, ata kanë ndryshuar qasjen e tyre. Por Që të bëhet i ngjajshëm si paraardhësi i tij Gruevski, Zaev nuk do t’a ketë këtë mundësi sepse njerëzit e kanë mposhtur frikën dhe në anën tjetër ai s’mund të krijojë pushtet të ngjajshëm edhe po të dojë me gjithë fuqinë e shpirtit”, thekson Saliu për Zhurnal.

Zaev ka një pushtet lokal stabil, shton Saliu, por nuk e ka një pushtet qebdrorë të tillë. Por në frikën se si do del në zgjedhjet lokale, ai doli jo mirë, por tepër mirë.

“Ai tani do të shihet se c’raport do ketë me shqiptarët, me partitë që qeverisë dhe do shihen premtimet e tij nëse ishin vetëm fallso apo në të vërtetë ai erdhi si një reformator i madh.Por cfarëdo që të bëj në kundërshtim me idenë e tij se përse ka ardhë në pushtet, nëse gabon që të zgjedhë rrugën autoritare, rrugën e mbrapshtë të oaraardhësit të tij, nuk do t’a ketë mundësinë që në politikë të qëndrojë gjatë. Çdo gjë nëse tenton t’i bishtërojë, do t’i kthehet bumerang në raport me cdo gjë, por në vecanti me shqiptarët pa të cilët ai asnjë ditë të vetme s’mund të ketë fuqi dhe pushtet politik”, thotë Urim Saliu, analist politik.

In : Aktuale

Loading...
loading...