Dy gra dhe një burrë janë viktimat e aksidentit të autobusit nga Maqedonia 

Në lidhje me aksident e autobusit me targa të Maqedonisë në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Beograd në kontakt me përfaqësuesit e autoriteteve kompetente në Serbi konfirmim informacionet zyrtare të mëposhtme.

Deri më tani është identifikuar vetëm një viktimë, një mashkull i moshës 68 vjeçare. Janë konfirmuar edhe 2 viktima të tjera, bëhet fjalë për 2 gra, por që ende nuk janë identifikuar.
Tragjedia që ndodhi sot në orët e para të mëgjesit në Serbi në autostradën Leskovce-Nish ku një autobus me targa të Maqedonisë si pasojë e ngricave dhe dëborës është aksidentuar dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën ka ngjallur keqardhje në opinionin e këtushëm.Strugalajm.com mëson se autobusi ishte i linjës Manastir-Vjen .Jozyrtarisht mësohet se edhe tre personat që kanë humbur jetën janë nga rrethi i Manastirit.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...