DY LLOJE INJORANTËSH

Shoqërisë shqiptare fatkeqësisht i mungonte ndjenja e përgjegjësisë. Kjo mungesë çoi drejt zbehjes së vlerave morale, kurse pa këto të fundit nuk mundej të fitohet asnjë betejë. A ishte kjo pikërisht ajo që shqiptarët i bënte të ndjehen shpesh si humbës, apo as këtë nuk mund ta perceptonin për shkak të ngurtësisë së brendshme shpirtërore. Kjo ngurtësi prodhoi vetëm egoizëm, ftohje në raport me të tjerët, injorantë, individë pa parime e kështu me radhë.

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Një konglomerat i këtillë shoqërinë shqiptare e bënte shoqëri pa gjak. Krimbi i këtyre dukurive e kishte brejtur arsimin, kulturën, mbase edhe politikën. Injoranca më e dukshme vërehej në sistemin e arsimit, ndonëse këtë askush nuk dëshironte ta pranojë, edhe përkundër faktit se atë në çdo kohë e dëshmonte realiteti.
Michel Eyquem de Montaigne ka arritur deri te një konstatim brilant: kemi dy lloje injorantësh, ka thënë ai – “njëri e ka rrjedhjen nga analfabetizmi dhe tjetri nga njerëzit me doktoraturë”. Çarjet në arsim në çdo nivel ishin evidente, kurse kjo kalonte nëpër një heshtje të çuditshme. Dhe askush nuk u shqetësua për këtë verigë të rëndësishme për të pasur një shoqëri të shëndoshë, të aftë dhe kreativë. Kjo bëri që gjeneratat e reja të jenë gjenerata të hutuar, pa vizion dhe ideal. Shtërzimet politike, ekonomike dhe sociale imponuan nevojën e kërkimit të alternativave të reja, të cilat, fatkeqësisht, për shkak të shqiptarëve në pushtet, fare nuk mund të vinin në shprehje. Të vet-pëlqyerit që ishin të shumtë, vazhdimisht tentonin të imponojnë të vërtetat e tyre, përmes të cilave insistonin që të mbeten në sipërfaqe, gjithnjë duke u fshehur prapa vlerave familjare, morale, intelektuale, kombëtare dhe mbi të gjitha prapa vlerave politike. Krahas politikës së hapur, që ishte e çiltër, parimore, e urtë, largpamëse, e drejtë e paqësore, shqiptarët patën rastin ta njohin edhe politikën grabitqare, politikën e grushtit të hekurt, politikën e kulaçit e kërbaçit, politikën e kërcënimit e shtrëngimit. Shqiptarët i provuan të gjitha këto politika.

In : Aktuale

Loading...
loading...