Dy strugan akuzohen për sulm ndaj policisë

Stacioni policor në Strugë ka ngritur kallëzime penale ndaj D. S (19) nga Struga për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “parandalimin e një zyrtari në kryerjen e një akti zyrtar” dhe kundër N. D (26) po nga Struga për shkak të dyshimit për një vepër penale të “sulmit ndaj një zyrtari policor në kryerjen e detyrave të sigurisë”.

Zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski thotë se veprat e raportuara janë kryer më 19.10.2019 ora 22.10 në ndeshjen hendbolli në Strugë.
I dyshuari i parë ishte duke vepruar në mënyrë agresive dhe duke ofenduar zyrtarët e policisë ndërsa i dyshuari i dytë u përpoq të sulmojë fizikisht zyrtarët e policisë dhe t’i parandalojë ata të ndërmarrin veprime zyrtare, tha zëdhënësi Dimoski.(StrugaLajm.com)

Loading...
loading...











Loading…


loading…