Dy të tretat e familjeve s’e shikojnë detin!

Për nivelin e ulët të mirëqenies në Maqedoni flet jo vetëm fakti se vetëm një e treta e qytetarëve mund të ikin për pushime, por edhe se në periudhën nga viti 2010 e deri në 2016 është ulur për tre për qind numri i familjeve që mund të shkojnë në pushime

Shkup, 19 gusht – Vetëm një e treta e familjeve në Maqedoni mund t’i lejojnë vetes pushim vjetor për një javë. Për të tjerët kjo paraqet një luks, për të cilin nuk kanë para, shkruan gazeta KOHA. Sipas Anketës për të ardhurat dhe kushtet e jetesës në vitin 2016 të Entit të Statistikave të Maqedonisë, vetëm 27.4 për qind e familjeve të anketuara mund të shkojnë në pushime verore. Për nivelin e ulët të mirëqenies në Maqedoni flet jo vetëm fakti se vetëm një e treta e qytetarëve mund të ikin për pushime, por edhe se në periudhën nga viti 2010 e deri në 2016 është ulur për tre për qind numri i familjeve që mund të shkojnë në pushime. Sipas anketës, me të ardhurat dhe kushtet e jetesës në vitin 2010, 30.2 për qind e familjeve kanë mundur të shkojnë në pushime, ndërsa vërehet ulje prej tre për qind në raport me 27.4 për qind të vitit 2016.

Harxhimet për pushime të familjeve në Maqedoni janë shumë më të ulëta se ato të shteteve perëndimore. Sipas statistikës zyrtare, kostoja e pushimeve një javore për një familje në mesatare në vitin 2012 ishte 18.062 denarë, apo 300 euro. Kjo shumë fitohet kur përllogariten harxhimet e dy të rriturve për pushime njëjavore, që janë 869 denarë në ditë. Në shumën prej afër 300 euro janë përllogaritur edhe harxhimet për pushime të dy fëmijëve prej 5866 denarë, që fitohen kur përllogaritet harxhimi për shtatë ditë nga 419 denarë i dy fëmijëve. Krahasuar me vendet e zhvilluara, shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për pushime janë gati të papërfillshme. Në Amerikë, një familje shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime, ndërsa në Britaninë e madhe një familje mesatarisht shpenzon 1.800 dollarë për të pushuar.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërkaq, anketat e Entit të Statistikës kanë treguar se madje 77 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk shkojnë në pushime për shkak të mungesës së parave, ndërsa afër 4 për qind nuk shkojnë në pushime për shkak të problemeve me shëndetin, çështjet afariste, ose për shkak se nuk kanë nevojë për një gjë të tillë. Pushimi vjetor më së shumti shfrytëzohet në muajin maj, qershor, shtator dhe tetor. Prej atyre që shijojnë pushime, me dy të tretat dominojnë ato që akomodohen në dhoma private dhe jo në hotele. Përveç pamundësisë për shkuarje në pushime, standardin e ulët të qytetarëve në Maqedoni e mbështet edhe pamundësia për të kënaqur sa dhe si duhet disa nga nevojat themelore të jetesës. Njëherazi anketat tregojnë se në periudhën 2010-2016 është zvogëluar nga 54,6 në 41.5 për qind numri i familjeve që kanë mundësi të dalin për darkë apo për pije një herë në muaj. Është zvogëluar përgjatë kësaj periudhe prej 16.5 në 15 për qind edhe numri i familjeve që kanë mundësi të paguajnë qiranë në raport me gjendjen e tyre financiare, ndërsa ka mbetur në nivele të përafërta prej 27 për qind numri i familjeve që kanë mundësi të paguajnë kreditë apo borxhet në bazë të mundësisë së tyre financiare. Ndryshe, nivelin e ulët e të ardhurave mujore e tregojnë edhe analizat e ndryshme, sipas të cilave 76 për qind e të punësuarve në Maqedoni pranojnë pagë më të vogël se 20 mijë denarë. Kjo nënkupton se më shumë se dy të tretat e punëtorëve në Maqedoni kanë paga që janë më të ulëta edhe se rroga mesatare, që sipas statistikës zyrtare është 22.750 denarë. (koha.mk)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...