Dygjuhësia nis me gabime, Mustafa: Kur bushtra ngutet, nxjer këlyshë të verbër


Aplikimi i dygjuhësisë, fillon me skandal. Emrat e rinj të institucioneve publike dhe shtetërore të cilat duhet të jenë edhe në shqip, rezultojnë me gabime të shumta drejtshkrimore.

Në vend se të shkruhet, Republika e Maqedonisë së Veriut, Komuna e Vrapçishtit, Institucioni komunal Pallati i Kulturës “SHOTA”, Negotina e Pollogut, është shkruar, Republika e Maqedonise se Veriut, Komuna Vrapcisht, Institucioni komunal pallati kultures “SHOTA”, Negotina, e Pollogut. Apo në vend se të shkruhet Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit, “Braqa Milladinovci”– Shkup, është shkruar, Shkollat te mesme te Qytetit Shkup, “Braga Milladinovci”-Shkup. Ose, në vend se të shkruhet, Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit, “Maria Kiri Skllodovska”- Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, është shkruar, Shkolla e mesme e qyteti te Shkupppit, “Maria Kiri Skllodovska”- Shkup, Republika e Makedonise se Veriut.

Për gabimet drejtshkrimore në emërtimin e institucioneve, profesori universitar, Avzi Mustafa, thotë se kjo është e patolerueshme.StrugaLajm

“Kjo është e patolerueshme për arsye se siç dihet se është formuar edhe agjencioni për gjuhët. Aty ka dy mekanizma kryesorë, që është mekanizmi i lektorëve dhe mekanizmi i inspektoratit. Kjo ngutje, me këto gabime që besoj se në qoftë se vendosen këto tabela të këtilla me gabime që shkruan, “Shkolla e mesme e qyteti te Shkupit”, nuk e duron gjuha shqipe dhe nuk e di kush do ta marrë përgjegjësinë për këtë. Prandaj, siç thotë populli se bushtra që ngutet i bën këlyshët qorr, të verbër, kjo ndodh edhe me gjuhën tonë”, deklaroi profesori Mustafa.

Drejtori i Agjencisë për implementimin dhe zbatimin e ligjit të gjuhëve, Ylber Sela për Tv21 përmes telefonit tha se agjencia ende nuk ka filluar me punë, nuk ka zyra, nuk ka ekip të kompletuar dhe nuk ka vula. Ai për përgjigje na drejtoi deri tek Qeveria.StrugaLajm

Nga Qeveria thonë se gjatë publikimit të emrave të institucioneve në gjuhën maqedonase janë konstatuar disa lëshime teknike sa i përket emrave të disa institucioneve në gjuhën shqipe.

“Këto lëshime janë përmirësuar dhe ju njoftojmë se lista në tërësi e emrave të institucioneve shtetërore në gjuhën shqipe së shpejti do të ripublikohet”, tha Muhamed Hoxha.

Ndryshe, për ndryshimin e emrave nga Qeveria thonë se të njëjtat bëhen në përputhje me amendamentet, 33, 34, 35 dhe 36-të, të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjit kushtetues për zbatim e këtyre amendamenteve dhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.


Loading...
loading...