E fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka disa fjalë për Trumpin

E fejuara e gazetarit të vrarë, Jamal Khashoggi, thotë se ka refuzuar një ftesë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, pasi sipas saj, ai nuk është i sinqertë në hetimin për vrasjen.

Hatice Cengiz i tha TV turke se mendonte se ftesa kishte për qëllim të ndikonte në opinionin publik në SHBA.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll tre javë më parë.

Arabia Saudite fillimisht mohoi të gjitha njohuritë për fatin e gazetarit, por më vonë u “dorëzua”, duke pranuar gazetari ishte vrarë në konsullatë.

Presidenti Trump ka deklaruar se nuk është i kënaqur me vendimin saudit, duke hedhur mundësinë e vendosjes së sanksioneve, por gjithashtu ka theksuar rëndësinë e lidhjeve midis dy vendeve.

In : Rajoni

Loading...
loading...