E hëna, dita e dytë e Pashkëve ditë jopune për të gjithë qytetarët

E hëna 17 prilli , dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. “Gjithashtu, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa të RM-së, 17 prillin këtë vit (e hëna), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e përkatësisë katolike në Republikën e Maqedonisë, thuhet në kumtesën MPPS.

Në të Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve të përkatësisë ortodokse dhe qytetarëve nga përkatësia katolike në Republikën e Maqedonisë ua uron festën e madhe krishtere Pashkët. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, paraprakisht të premten informon se 14 prilli i vitit 2017, e Premtja e Madhe para Pashkëve është ditë jopune për qytetarët e përkatësisë ortodokse.

In : Aktuale

Loading...
loading...