E moj Katë e moj Katica

Ejup Berisha

E moj Prokurore Katë e moj Katica ti e paske pasur misionin jo me nderë por me dallavere e me spica.
Ish Prokurore speciale Katë o moj Katica ne ta dhamë besimin të na e ktheshë rendin juridik dhe besimin në drejtësi pastaj a luftosh dhe dëbosh krimin e ti e paske dashur më shumë padrejtësinë dhe pasurimin tënd .StrugaLajm


Ne të ofruam mundësi që ta luftosh dhe pengosh të keqen e ti na e paske stimuluar edhe më shumë dhe rritur e zgjëruar atë duke ua dhënë atyre vulën bashk me nënshkrimin tënd.
Ne të dhamë autorizime të mëdha dhe të zgjëruara që ti ti ndjekësh e arrestosh kriminelët ti atyre u paske bërë shumë shërbime dhe ata të gjithë i le në liri, njëri bile u vu në arrati dhe morri azil te vëllau i vet Viktor Orban në Hungari.
Të dham celularë dhe shumë makina zyrtare po ti nuk i deshe këto po qenke angazhuar që të bësh reket për të bërë shumë makina luksoze tuat por edhe tepër para.
Katë o moj Katica në këtë botë ekziston një rregull apo dhe një parim po nuk i arrestove kriminelët ti ato pastaj kthehen dhe mund të të arrestojnë shumë më lehtë ty.
Katica moj Katica ti e paske pasur punën jo me ndërgjegje e nderë por me dallavere e me spica dhe na thuaj se pse na e bërë gjithë këtë tollovi e të keqe moj ish Prokurore oj Katica.
Ajde pra qetësouni qytetar e mos u futni nëpër Prokurori se aty asnjëher ju nuk do të mund të gjeni drejtësi apo skeni çfar kërkoni ju aty po nuk patët para të fituara me rekt shantazhe dhe hajni dhe ta keni një gjë në dijeni Katica nuk ju arreston pasiqë e njejta të gjithë kriminelëve ju siguron liri e siguri pa kufi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...