E pyesin për shqiptarët e Zvicrës, ja çfarë thotë selektori i Serbisë

E pyesin për shqiptarët e Zvicrës, ja çfarë thotë selektori i Serbisë
Selektori i Serbisë, Mladen Krstajić ka vetëm lëvdata për ekipin e Zvicrës, kundërshtarin e tyre të radhës në fazën e grupeve në Kampionatin botëror 2018.

Në pyetjen në lidhje me numrin e madh të futbollistëve shqiptarë në skuadrën helvetike, Krstajiç u tregua mjaft i drejtë.

“Unë vij nga një shtet me shumë kultura, nga Bosnja. Babai im është malazez, nëna serbe. Unë jam person ndërkombëtar”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.StrugaLajmStrugaLajm

“Kombësia nuk është e caktuar, por është fakt se Zvicra ka ekip shumë të mirë. Ka një ekip ekstremisht multi-kulturor”, u shpreh ai.StrugaLajm

“Pajtohem, kjo është e mirë për Zvicrën. Ata e respektojmë çdo futbollist, pa marrë parasysh nga cili vend vijnë ata”, theksoi Krstajiç. /Lajmi.net/

In : Sport

Loading...
loading...