Aleanca e Strugës:Merko gënjen, nuk ka leje për mbindërtim.

Komuna e Strugës paska demantuar lajmin se ka dhënë leje për mbindërtim tek kompleksi “Fati Trejd”, duke nxjerrë një dokument për dhënie të lejes nga ish administrata komunale.
Këta të mjerë ose nuk dinë të lexojnë e kuptojnë aktet ose bëjnë sikur nuk dinë. Ramiz Merko, duke u munduar të fsheh shkeljet e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, fajin ia mvesh dikujt tjetër, por padashje ka publikuar dokumentin që ia nxjerr në shesh gënjeshtrat.
Leja e dhënë (foto) shkruan qartë se është për rikonstruim të kulmit (çatisë), ndërsa pamjet në realitet paraqesin mbindërtim.
Mbindërtimi nuk është rikonstruim i kulmit. Këtë e lejon Ramiz Merko, duke mos i çuar inspektorët komunalë në vendngjarje.

StrugaLajm


Le të dalin inspektorët dhe le të konstatojnë se a ka shkelje të ligjit ose jo.
Kjo udhëheqësi komunale e ka dëshmuar veten për shkelje të shumta ligjore, ndërtime të egra, uzurpime pronash, afera korruptive e çka mos tjetër. Janë specialistë dhe “doktora” për këto punë.StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...