“E vërteta e familjeve mafioze në Shqipëri”

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë të dhënë për “Report TV”, është shprehur se as nuk vihet në diskutim fakti që në Shqipëri ka familje të lidhura me krimin, dhe që janë në fakt shkak i vrasjeve pothuaj të përditshme.

“Që në Shqipëri ka familje që janë të lidhur me krimin, kjo as që vihet në diskutim. Sigurisht që ka. Një tregues i rëndësishëm është se po ndodhin vrasje për ditë. Ka larje hesapesh. Këto janë veprime mafioze, për interesa të ndryshme. Këtë lloj lufte me njëri-tjetrin sigurisht që e bëjnë mafiozet, nuk mund ta bëjnë hajdutët e xhepave. E bën krimi i organizuar. Krimi që kanë një histori. Krimi që bën politikë”, pohon Klosi.  

Klosi është shprehur më tej në lidhje me deklaratat e bujshme të ambasadortit amerikan. Sipas tij, ambasadorët që veprojnë në Shqipëri duhet të bëjnë presion mbi politikën shqiptare, për të zbatuar Ligjin e Vetingut.StrugaLajm

Klosi ka patur edhe dy fjalë, për të gjithë ata që e krahasojnë Shqipërinë me atë që shihet në filmat amerikanë me mafiozë: “Hollivudi është tjetër gjë. Nuk ka lidhje me Shqipërinë. Nuk është aspak për t’u çuditur që janë krijuar grupime të tilla. Sa i takon termit, nuk janë familje në kuptim klasik të fjalës, mund të jenë shoqëri, grupime etj., pra jo në kuptim biologjik”, thotë ai në intervistën për Report TV.StrugaLajm

 

In : Rajoni

Loading...
loading...