Eda Kaliqi dhe Dua Mahmudi,balerinat e vogla që sollën medalje!

Dua Mahmudi dhe Eda Kaliqi janë dy balerinat e vogla që sot gjallëruan agjendën e ngjeshur të punës të Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu. Lidhur me këtë takim të këndshëm, kreu i Çairit përmes rrjetit të tij social Facebook u shpreh:

“Dua Mahmudi dhe Eda Kaliqi janë dy balerinat e vogla që sot më gjallëruan ditën dhe më shtuan gëzimin kur më tregonin medaljet e shumta dhe mirënjohjet e fituara në garat ndërkombëtare dhe shtetërore të vallëzimit modern dhe baletit. I mahnitur nga arritjet e tyre të deritanishme, ju urova suksese të shumta edhe në të ardhmen duke premtuar përkrahje maksimale për talentin e tyre. Dua dhe Eda më premtuan se do të më gëzojnë mua dhe gjithë qytetarët e vendit me medalje e mirënjohje të reja.”

Suksesi i tyre i fundit është shënuar në qytetin Koln të Gjermanisë, në kompeticionin ndërkombëtar ku marrin pjesë rreth 120 pjesëmarrës nga 10 shtete të botës dhe 22 shkolla të ndryshme të baletit. Balerinat nga Shkupi janë prezantuar në dy kategori, balet klasik dhe vallëzim modern. Dua kishte fituar çmimin e tretë në të dyja kategoritë, ndërsa Eda arriti të fitojë çmimin e tretë në kategorinë e baletit. Të dyja vogëlushet janë krenari e baletit shtetëror që arritën majat e suksesit edhe në festivalin vendor “Skopje Open 2017”.

Dua balerinë me përvojë shumëvjeçare dhe me mbi 20 çmime të fituara në nivel ndërkombëtar dhe shtetëror ka fituar vendin e parë në balet modern dhe vendin e dytë në balet klasik edhe në turneun “Wienna Dance Open” të mbajtur në Vienë në vitin 2016.


Loading...
loading...