Edhe më lirë nëse sjellni makina nga jashtë në Maqedoni, Qeveria planifikon uljen e TVSH-së

Qeveria po shqyrton mundësinë e uljes së TVSH-së, për importet e automjeteve të reja dhe të përdorura në vend, shkruan Alsat. Nëse kjo ndodh, atëherë bie ideja për dhënien e një subvencioni shtetëror prej tre mijë eurosh për blerjen e një automjeti me standard 5 ose EURO 6, tha për Alsat Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Kjo do të shmangte rrezikun që disa nga qytetarët, që do të aplikonin për ndihmë shtetërore për blerjen e një makine të lihen me duar bosh. Qeveria është duke bërë llogaritje se cili opsion do të ketë më shumë kosto-efektive për arkën e shtetit, qoftë zbritja e TVSH-së për importet, ose 3,000 euro subvencion. “Ideja e tre mijë eurove nuk është braktisur, ne po punojmë paralelisht në implikimet fiskale, por punojmë gjithashtu edhe në atë se sa qytetarë mund t’i ndihmojmë me masën e parë dhe sa me të dytën. Informacioni fillestar që marrim është se është më mirë të shkojmë me masën e dytë, pasi kjo do t’u lejojë të gjithë qytetarëve të interesuar të importojnë makina të reja “ tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë. Jozyrtarisht, shumica e anëtarëve të qeverisë janë për ulje të përkohshme të TVSh-së për importin e makinave të përdorura dhe të reja.

In : Aktuale

Loading...
loading...