Edhe një sukses i sportistëve te K.K “DRINI” në „KËRÇOVA OPEN 2017“

Ditën e diel (23.prill.2017)në Kërçovë, u zhvillua Turneu i XVII -Ndërkombëtar në Karate „Kërçova Open 2017“ nën organizimin e K.K „Rinia“.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 250 sportistë nga Shqipëria, Bosnja dhe klubet nga vendi.
Klubi i Karatesë „DRINI“ nga Struga mori pjesë me 9 sportistë duke fituar 12 medalje. Nga të cilat: 8 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi.
Në këtë aktivitet më së shumti u dalluan Pasho Mustafai i cili u stolis me dy medalje ari në kata dhe kumite të lindur 2007 dhe Ilira Xheladini e cila gjtihashtu u stolis me dy medalje ari në dy kategori të ndryshme te kadetet -55kg dhe juniore -48kg.
Me medalje ari u stolisën edhe:
Gresa Mustafai 2006 / +44kg
Hamza Zylali 2005/ -50kg
Loriana Ramo 2003/-47kg
Zana Xheladini 2003/+54kg
Me medalje argjendi u stolisën:
Melisa Hajredini kata 2007 dhe
Kata ekipore të lindur 2007/2006 (Melisa Hajredini, Fjolla Ajdari dhe Pasho Mustafai)
Me medalje të bronztë u stolisën:
Zana Xheladini 2003/ -53kg dhe
Kata ekipore të lindur 2007/2006 (Drini dheMelisa Hajredini dhe Pasho Mustafai)
Jam shumë i kënaqur me rezultatet e arritura të sportistëve tanë,ata në vazhdimësi po rrisin nivelin e prezantimit të tyre dhe vet rezultatet tregojnë se në klubin tone po dalin shumë talente të këtij sporti shumë fisnik.
Aktivitet e radhës janë më date 30 prill 2017 ku klubi jonë do të merr pjesë në dy aktivite. Në Shkup do të mbahet kampionati shtetëror për moshat 10 deri 13 vjet dhe në Tiranë ku do të zhvillohet turneu ndërkombëtar “Kamza Karate Open 2017”.
A.HajrediniStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...