Reklamo ketu!

Edhe një sukses i sportistëve të K.K “DRINI”nga Struga

 

Dje (8.04.2017), në Shkup u mbajt Turneu Ndërkombëtar në Karate “Gazi Baba Open 2017” ku morën pjesë garues nga : Shqiperia, Bulgaria, Slovenia, Ukraina, Serbia, Bosna dhe Hercegovina dhe klubet nga vendi.
Në këtë turne mjaft masovik,morën pjesë edhe garuesit e Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga, të cilët u paraqitën me 4 sportistë, të cilët momentalisht janë më në formë të mire fizike.
Nga ky turne sportistët tanë, u këthyen me 4 medalje, nga të cilat: 1 medalje ari, 2 medalje argjendi dhe 1 medalje të bronztë.
Me medalje të artë u stolis Loriana Ramon në kategorinë Kumite -45kg, mosha 12-13 vj., pas tre luftrave të fituara. Loriana po tregon një formë shumë të mire pasi në tre turnet e fundit, ajo këthehet me tre medalje të arta.
Me medalje të argjenda u stolisën Zana Xheladini në kategorinë +50kg për moshën 12-13 vj. dhe Gresa Mustafai në kategorinë +40kg për moshën 10-11vj. Dhe me medalje të bronztë u stolis Hamza Zylali në kategorinë -55kg për moshën 12-13vj.
Ky turne më shumë na shërbeu si test para kampionatit shtetëror edhe pse në këtët turne kategoritë ishin shumë të bashkuara, por megjithatë sportistët tanë treguan formë të mire sportive.
Tani në radhë kemi Turneun Ndërkombëtar “Kërcova Open” dhe në fund tëmuajit pram ë 30 prill kampionati shtetëror për moshën 11-14 vj.
Alim Hajredini