Edhe opozita shqiptare do zgjedhje

Menjëherë pasi u votuan ndryshimet kushtetuese, lideri i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski kërkoi që vendi të shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidencialet.

Kryeministri Zaev tha se LSDM do ta rishikojë seriozisht kërkesën që vjen nga opozitarja VMRO-DPMNE, madje duke e respektuar edhe Marrëveshjen e Përzhinës për qeveri teknike 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. BDI si pjesë e koalicionit theksoi se nuk pro zgjedhjeve, pasi që qeveria ka mandat për zgjidhjen e çështjeve që do t’i hapnin Maqedonisë rrugën euroatlantike dhe nuk duhet të humbet kohë për të dëmtuar procesin e integrimeve euroatlantike dhe ekonomisë.

Një sinjal pozitiv për zgjedhje ka dhënë Lëvizja “Besa”. Sekretari i saj, Arjanit Hoxha thotë se një palë zgjedhje të reja do ta rimëkëmbnin “Besën” në aspektin e numrave. Megjithatë shton se duhet që vëmendja t’u kushtohet integrimeve euroatlantike.

“Ne në aspektin partiak jemi të gatshëm dhe do të kishim dashur që zgjedhje të parakohshme të ketë menjëherë, mirëpo sa i përket çështjeve të interesit më të madh pasi që kemi të bëjmë me një proces që është integrimi në NATO dhe BE, duhet të vlerësojmë të gjithë aktorët politik bashkërisht se cili është aspekti më i mirë për të realizuar këto çështje, të marrim ulëse në NATO dhe pas kësaj të mendojmë për çështje të tjera”, tha Arjanit Hoxha, sekretar i përgjishëm i lëvizjes BESA.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët janë pro idesë që menjëherë të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare që Maqedonia të fiton një Qeveri që do ta transformonte vendin në një frymë vërtetë europiane.

“Jemi për zgjedhje parlamentare se bashku me ato presidenciale. Maqedonia tani ka nevojë për zgjedhje të reja për të siguruar një qeveri që e ka legjitimitetin dhe guximin për të ndërmarrë një transformim gjithëpërfshirës të vendit në një frymë vërtet evropiane”, ka deklaruar për Zhurnal, Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët. Idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare e para e dha partia opozitare VMRO-DPMNE.

In : Aktuale

Loading...
loading...