Edi Rama fituesi i zgjedhjeve në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama po shkon drejt sigurimit të një mandati të dytë në krye të qeverisë. Bazuar në rezultatet e numërimit të votave deri paraditen e sotme, Partia Socialiste ka garantuar 75 mandate, ndonëse numërimi është në vijimësi.

Deri në orën 10.45 të paradites së sotme në rang kombëtar janë numëruar 2075 kuti votimi, nga 5362 në total.

Bazuar në këto rezultate PS merr 75 mandate deputetësh ndërsa i 76 është në pikëpyetje.

Ndërkohë Partia Demokratike merr 41 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20, PDIU e Shpëtim Idrizit dy mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 10.45

PS- 291.806 vota ose 49.47%

PD- 167.621 vota ose 28.42%

LSI- 87.990 vota ose 14.92%

PDIU- 23.071 vota ose 3.91%

LIBRA- 6.597 ose 1.12%

PSD- 4.458 vota ose 0.76%

In : Aktuale

Loading...
loading...