Edi Rama: Në Maqedoni ka më shumë se 35 % shqiptarë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për France 24 tha se në Maqedoni janë mbi 35% shqiptarë dhe ata janë shtetëformues, përcjell TetovaSot.

“Së pari në Maqedoni nuk ka një minoritet, ka një inetitet shqiptar dhe bashk me atë  maqedonas krijojnë shtetin e Maqedonisë, ka më shumë se 35 % shqiptarë në Maqedoni, s’janë minoritet, dhe e vetmja gjë që shqiptarët e Maqedonisë e kërkojnë është respektimi i Marrëveshjes së Ohrit e nënshkruar nën udhëheqejn euroamerikane dhe të gëzojnë liri dhe të drejta të barabarta si qytetarë” u shpreh Rama në intervistën e tij për France 24

In : Aktuale

Loading...
loading...