Edi Rama:Shqiptarët në Maqedoni “nuk janë refugjatë, por pjesë integrale e një shteti me dy entitete”.

Kryeministri I Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” nuk ekziston por vetëm se ka “Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia” me të cilën Tirana zyrtare nuk ka asnjë lidhje.

“Nuk ka asnjë ‘Platformë nga Tirana’, por Deklaratë të partive shqiptare të cilët i kemi ndihmuar. Ne kemi pasur takime të ndara me liderët e partive shqiptare dhe kemi marrë shënime gjithçka që është thënë. Ata janë bashkuar në një copë letre”, ka thënë Rama në intervistë për një televizion shqiptar.

Sipas tij, e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë thotë Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja. Ai ka shtuar se nuk pajtohet të takohet me asnjë nga liderët e partive për kohën sa është duke u zhvilluar fushata zgjedhore. Ai është decid se shqiptarët në Maqedoni “nuk janë refugjatë, por pjesë integrale e një shteti me dy entitete”.

In : Aktuale

Loading...
loading...