Edmond Vejseli:Këshilli i Strugës po shndërrohet në “Këshillin e dëshirave muzikore”

Edmond Vejseli, këshilltar i Lëvizjes Besa në Këshillin e Strugës ripërsëriti qëndrimin se mos dërgimin i matrialeve të seancës këshilltarëve dhe caktimi i rendit të ditës gjatë seancës është një shkeljet në vazhdimësi.Ai theksoi se kjo gjendje po vazhdon prej kohësh dhe po ndikon në punën e këshillit sepse sipas tij në shumë raste këshilltarët në mungesë të matrialeve nuk din pse votojnë.

Ndërsa, sa i përket caktimit të rendit të ditës gjatë kohës kur fillon seanca Vejseli potencoi se kjo ngjan si me emisionet e dikurshme të dëshirave muzikore .”Po ia humbim seriozitetin Këshillit po e shndërrojmë në Këshillin e dëshirave dhe jo një institucion ku vendoset pêr qytetarët”përfundoi si.(Strugalajm.com)

Loading...











Loading…