Egzon Belica ,futbollisti strugan vendimtar te Partizani!

Me siguri protagonisti kryesor i suksesit të Partizanit, Egzon Belica ka qenë çelësi i suksesit të “Të Kuqve” në vendosjen e ekuilibrave në mbrojtje. Pikërisht në përfundim të ndeshjes së fundit të Partizanit, e përfunduar në barazim 1-1 ndaj Kukësit, Belica ka folur ndër të tjera, për të ardhmen e tij, sikurse dhe për ndonjë tjetër detaj të rëndësishëm.

“Në fakt ishte një ndeshje e veçantë. E kemi përgatitur gjatë të gjithë javës, pavarësisht se kishim fituar titullin më parë. Kërkonim ta fitonim këtë ndeshje për veten tonë. U futëm për të fituar”, deklaroi mbrojtësi i Partizanit.

“Në fund të pjesë së parë të them të drejtën ishim disi më poshtë pritshmërive, por pasi pësuam golin, u karikuam të shënonim dhe barazuam”, komentoi Belica. StrugaLajm

“Moment më të vështirë se kur pëson golin, nuk ka. Ne për fatin tonë të mirë që kemi lojtarë të mirë dhe kemi forca për ta kthyer ndeshjen”, rrëfeu futbollist i Të Kuqve.StrugaLajm

“Kontrata aktuale është deri në 30 qershor. Në ditët në vijim do të ulemi të bisedojmë dhe do të vendosim atë që është më e mira për të dyja palët”, sqaroi mbrojtësi i Partizanit.

“Në fillim të kampionatit nuk besonte askush se do të mbërrinte deri këtu. Kjo skuadër ka djemtë të rinj, ka forcë, por mbase edhe me ndonjë ndërhyrje në merkato mund të jetë potencial për të bërë mirë edhe në Europë”, përfundoi Belica.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...