Egzon Kreka:Te jesh „Kokë“ në Devijim, apo bisht në Udhëzim..

…Kjo është qështja…pyetje të cilën duhet ta bëjë çdo kush, e sidomos ai i cili e mbron dikë në padrejtësi…
Shohim dhe dëgjojmë në këtë kohë njerëz të cilët abuzojnë me ndihmat në llogari të njerëzve të mjerë dhe nevojë, dhe duke i shfrytëzuar ato për pike Politike..
Qudi… por gjë që kalohet dhe mbijeton populli jonë ashtu siç është mësuar të mbijetojë.
Por ajo që na intereson dhe ne realitet mund të jetë semundje realisht ngjitëse dhe vdekjepruese, janë dy lloj njërëzish:

  1. Ekstremistët Fetar TË CILËT E PËRDORIN FENË per qëllime Terorriste!
  2. Personat e kamofluar Fetar TË CILËT E PËRDORIN FENË për përfitime personale dhe shtim të pasurisë me patëdrejtë!
    Gjeja e cila i bashkon këto dy ekstreme është „PËRDORIMI I FESË“ sipas matematikës se tyre me rezultat SHKATËRUES, lloji i parë e shkatron jetën e nje populli të tërë, dhe lloji i dytë i cili luan me Fenë, ja shkatëron fenë një populli të tërë!
    Të kalojmë në temë:
    Një „udhëheqës devijues fetar“ kërcënon instancat shtetërore“ dhe krahëson dhe nënçmon një shtet dhe popull të tërë (Bangladesh), por a ka haruar vallë ai dhe pasuesit e tij materialist se nuk ka dallim ndermjet Arabit dhe jo Arabit, as ndermjet Shqiptarit dhe ndonje kombësie tjetër përveç se në Devotshmeri, ndodh që të jenë shumë e shumë jo Arab, më të mirë se Arabet e kështu me rradhe!
    Dhe për çudi pasuesit e verbër të llojit të dytë të cilët i përmendëm me sipër e përkrahin atë…
    •a i kanë haruar vallë Ajetet në Kuran se nuk duhet nëncmuar një Musliman i rendomtë, e çfarë mbeti me nënçmimin e një populli të tërë, kushdoqoftë ai)!
    •a e kanë haruar se ndoshta tek ne populli është ne realitet në një mjerim dhe çdo kush mundohet për mbijetesë!
    -Ndoshta nuk kanë faj, se rrogat që i marin i verbojnë nga e vërteta-
    Sidoqoftë…
    Ky rast ma kujtoj një moment kur Nëna e Besimtarëve Aishja Allahu qoftë i kënaqur me të, i thotë një personit:
    ما بال أقوام مثلهم مثل الديكة، إذا صاح كبيرهم تبعه صغيرهم…
    „Disa njerëz janë si Gjeli, nëse këndon i madhi, e ndjek nga pas i vogli“

Fjalë e bukur dhe e qëlluar nga Nëna e Besimtarëve pikërisht rreth këtij lloji njërëzish…
Pra beju të paktën bisht në Karavanin e Udhëzimit dhe do jesh i nderuar tek Zoti yt dhe me pas tek njerëzit gjithashtu!
Gjithmonë Modestia në jetë të ngren dhe të bën të çmuar në sytë e njerëzve ashtu siç janë Frutat në Pemë, sa herë që rritet Fruti, shkon për poshtë dhe nuk hyp sipër!StrugaLajmStrugaLajm

Ndërsa sa i përket „ndihmave financiare“ të cilat „Reisi“ dhe pasuesit e llojit te dytë i kërkojnë nga shteti, thjesht si kujtim nëse nuk keni njohuri fetare në përgjithsi dhe Medh-hebit zyrtar Hanefi, se në Medh-hebin Hanefi është e ndaluar të marësh Para për daljen Imam ose Ezanin (përveç nëse personi ne fjalë është nevojtar, – them: nuk besoj se ju të gjithë jeni nevojtar…)
Nëse thotë dikush: Në regull por si të jetojmë pa asgje? I thuhet atij: puno siç punojnë të tjerët, derdh djers siç derdhin të tjerët, puno si ka punuar i Dërguari jonë dhe shokët e tij…
Do thuash: „Ne punojmë në Xhami“,
I themi shumë thjesht dhe qarte: ke ngatëruar Adresë me Punën ne Xhami, sepse Xhamia dhe Namazi dhe Leximi i Kuranit nuk është profesion që pret Rroge prej Shefit, por është ai Allah që të shperblen për të në këtë botë dhe në tjetrën!
Dhe si fund çdo kush mund ta shikojë INJORACEN e këtij lloji njerëzish tek thirrja e EZANIT në kohen e Korones!
A e keni pyetur veten ndonjehere çfarë dmth tek Ezani HAJ ALASALAT?
Ne Gjuhën Shqipe dmth: Ejani në Namaz, Ejani në Namaz 2 herë!!
Si ka mundësi që ti i urdhëron njerëzit të falen nëpër shtepia, dhe në nderkohë tek Ezani thua: ejani ne namaz…
Injorance Totale nuk don koment!
Sidoqoftë që ta mësojë ai që nuk e din, në të tilla raste në fenë tonë thuhet pas „hajalal felah, essalatu fi bujutikum 2 herë“ qe dmth në Shqip: faluni ne Shtepinë tuaja!
Kaloj koha e Gurrit dhe Qepës me Injorancë, pra lexim lexim!
Dhe pyetja është ne fund përsëri:
Të jesh Kokë në Devijim apo bisht në Udhëzim..StrugaLajm

Egzon KREKA 📝📚


Loading...
loading...