EJANI NA VOTONI DHE SHKONI KU TË DONI!

Abdulla Mehmeti

Thirrje politike moderne ndër

Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni, pasi e ndihmuan pushtetin dhe nëntokën kriminale sipas strategjisë sllave për shpërnguljen e shqiptarëve në botën e jashtme, tani u bëjnë thirrje shqiptarëve të kthehen në vendlindje, jo për punë dhe jetë të lirë, të sigurt e të dinjitetshme, por në zgjedhjet e ardhshme ta “bëjnë ndryshimin”, jo për vete dhe familjet e tyre, por për interesat e pushtetit dhe oligarkëve të partive politike. StrugaLajmStrugaLajm

Këta politikanë, nuk kanë pse të skuqen për këto dështime, as për shpënguljen e shqiptarëve në botën e jashtme, sepse ka kohë që dështimet politike, servilizmi, nepotizmi, korrupsioni, krimi i organizuar, nënshtrimi i shqiptarëve në Maqedoni ende konsiderohet si arritje e madhe politike dhe vepër atdhetare!

Sa për vaj e piskamë tingëllon kjo thirrje politike ndaj shqiptarëve të dëbuar në botën e jashtme: “EJANI NA VOTONI DHE SHKONI KU TË DONI!” , meqë kjo është demokracia dhe shqiptarët ka kohë që përgatiten për integrim në shoqërinë e madhe globale të botës, pa kombe, pa fe, pa gjuhë dhe pa identitet kombëtar! StrugaLajm

Guri i shqiptar tanimë nuk peshon rëndë në vendin e tij, përderisa mjafton vetëm vota e kohëpaskohshmee për mbajtjen në pushtet të një grupi oligarkësh, sa për ndryshimin e pjesëmarrësve në pushtet sipas përzgjedhjes së sunduesve të huaj, në emër të “ndryshimit të madh” të premtuar për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, nga e ZEZA në më të zezë, në TERR, FERR e TMERR!

(3.XI.2019)


Loading...
loading...