Ekskurzionet ‘’mbushin’’lokalet e Strugës!

Struga këto ditë ka filluar të jetë një destinacion i preferuar për shetitjet dhe ekskurzionet që organizojn shkollat fillore dhe të mesme nga Maqedonia ndërkohë bien në sy nxënës edhe nga  Shqipëria dhe Kosova.Kjo dukuri është e mirëseardhur për hotelierët dhe të punësuarit në sektorin e turizmit në Strugë të cilët pohojn se shetitjet dhe ekskurzionet e nxënsve që zgjedhin Strugën për këtë qëllim janë të mirëseardhur sepse në këtë kohë para sezonit janë të ardhura të garantura që realizojn në këtë periudhë në pritje të sezonit të mirfillt në verë . Por ajo që bien në sy në këto ditë pranvere është fakti se në Strugë për ekskurzione gjatë kësaj kohe kanë ardhur dhe vinë vetëm nxënës shqiptarë pohojnë hoteljerët dhe pronarët e lokaleve që punojnë me këtë kategori pushuesish  dhe fare pak nga nacionalitete tjera dhe kjo situate pohojn ata vazhdon për vite me rrall dhe nuk është se haset vetëm sivjet pohojn ata. Sipas tyre nxënsit maqedonas zgjedhin Ohrin, dhe shumë rradhë janë parë në rrugët e qytetit të Strugës për shetitje ndërsa nxënsit shqiptarë vijnë në Strugë por ata shkojn edhe në Ohër pohojn hotelierët.Edit Ahmedi menaxher i Piceri Restorant ‘’Roma’’ thekson se është i kënaqur me punën e lokalit të tij në këtë kohë para sezonit të mirëfilltë turistik dhe një ndikim pozitivë në këtë drejtim sipas tij kanë lojtur vizitat dhe ekskurzionet e nxënësve shqiptar nga vendi dhe rajoni. Ndërkohë nxënësit shqiptarë nga Shkupi në pyetjen tonë se përse zgjedhin Strugën për ekskurzion dhe shetitje ata pohojn se këtu ka shumë shqiptarë dhe ndihemi shumë mirë në këtë qytet të bukuri cili sipas tyre i plotëson të gjitha nevojat e tyre si vizitor dhe njëzëri të gjithë pohojn se në Strugë do të vijnë për pushime edhe gjatë sezonit të verës.(KOHA/Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...