ELEM do ja shoh ”hajrin”liqenit dhe Drinit të Zi më 2018

SHA ELEM bën përpjekje maksimale me rritjen e prodhimit të energjisë elektrike ta ngadalësojë rritjen e kuotës të liqenit të Ohrit, i cili sot është 11 centimetra nën vlerën e lejuar maksimale.

Nga kompania informojnë se viti 2018 është vit i ujërave të mëdha dhe se plani për prodhim maksimal po realizohet prej para dy muajve, ndërsa do të vazhdojë edhe në periudhën e muajve të ardhshëm, derisa kuota nuk stabilizohet nën vlerën maksimale nominale prej 693.75.StrugaLajm

Sipas informacionit hidrologjik të dhënë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, niveli i liqenit të Ohrit sot arrin 693.64 mlm (metra lartësi mbidetare), gjegjësisht është 11cm kuote maksimale prej 693.75 mlm.StrugaLajm

Nga ELEM sqarojnë se me lejen e ujësjellësit të dhënë nga MMJPH prej 24,11.2017 për përdorimin e ujit në dalje të lumit Drini i Zi nga Liqeni i Ohrit, është paraparë që SHA ELEM për prodhimin e energjisë elektrike mund ta shfrytëzojë ujin mes kuotës minimale dhe maksimale në Liqenin e Ohrit, prej 693.10 deri 693.75 mlm, përveç në raste të jashtëzakonshme gjatë paraqitjes së ujërave të mëdha, kur kuota maksimale mund të jetë 694 mlm.

In : Aktuale

Loading...
loading...