Emigrimi masiv i shqiptarëve,sociologu Dervishi: Fryma atdhetare është vrarë

 

I ftuar në studion e Fax News, Zyhdi Dervishi profesor në Departamentin e Sociologjisë, tha se emigrimi masiv i shqiptarëve e sidomomos i të rinjve shqiptarë, është tragjedia më e madhe për vendin e cila rrezikon edhe egzistencën e shtetit.StrugaLajm

Duke folur për kontekstin  “Vitit Mbarëkombëtarë të Skënderbeut”, Dervishi tha se në qoftë se pasardhësit e Skënderbeut i dëbojmë nga Shqipëria, ne nuk e kemi nderuar atë por e kemi fyer. “Këtu rinia nuk bën preokopi sepse nuk i janë dhënë hapësira për të jetuar me dinjitet. Ata nuk ikin prej dëshirës por sepse ndjehen të detyruar, nuk e gjejnë veten këtu” – tha ai. I pyetur nga gazetarja se kur mund të kthehen shqiptarët në vendin e tyre ai u përgjigj duke thënë se  shqiptarët nuk mund të kthehen në një kohë kur politikanët janë të korruptuar dhe ndërkohë akuzojnë hapur njëri-tjetrin për vjedhje dhe abuzime, duke mos bërë asgjë konkrete që mund t’i kthejë emigrantët. “Po krijohet nje klimë mbytëse e mosbesimi. Kanë ardhur edhe të huaj në Shqipëri për punë që mund ti bëjnë vetë shqiptarët, sepse ne kemi shumë të rinjë të kualifikuar dhe të diplomuar jashtë që po t’u krijohet një frymë besimi nuk kanë pse vijnë ekspertë të huaj të punojnë këtu. Për aq koh sa sa ne nuk i japim hapësirë rinisë dhe
nderuar atë por e kemi fyer. “Këtu rinia nuk bën preokopi sepse nuk i janë dhënë hapësira për të jetuar me dinjitet. Ata nuk ikin prej dëshirës por sepse ndjehen të detyruar, nuk e gjejnë veten këtu” – tha ai. I pyetur nga gazetarja se kur mund të kthehen shqiptarët në vendin e tyre ai u përgjigj duke thënë se  shqiptarët nuk mund të kthehen në një kohë kur politikanët janë të korruptuar dhe ndërkohë akuzojnë hapur njëri-tjetrin për vjedhje dhe abuzime, duke mos bërë asgjë konkrete që mund t’i kthejë emigrantët. “Po krijohet nje klimë mbytëse e mosbesimi. Kanë ardhur edhe të huaj në Shqipëri për punë që mund ti bëjnë vetë shqiptarët, sepse ne kemi shumë të rinjë të kualifikuar dhe të diplomuar jashtë që po t’u krijohet një frymë besimi nuk kanë pse vijnë ekspertë të huaj të punojnë këtu. Për aq kosa sa ne nuk i japim hapësirë rinisë dhe profesinistëve vendas, të huajt do të vijnë por do të vënë flamuj të tjerë “ – tha ndër të tjera Dervishi. Duke përmendur edhe rastin e 80-të të zhdukurve në Vlorë në harkun e tre viteve, ai tha gjithashtu se, “vendet e vogla në përgjithësi bëhen të mëdha në gjeografinë e krimit. Ne nuk kemi një shtet efikas për të luftuar krimin. Strukturat që ndjekin krimin nuk kanë fuqi vepruese e për rrjedhojë ky bëhet një vend ku askush nuk vjen më për të investuar por për të abuzuar”. Dervishi theksoi se, – “Në vend me burime të tilla natyrore dhe historike nuk mund të mbetet bosh, por nuk do të jenë shqiptarë ata që do të jetojnë këtu në qoftë nuk e rregullojme dhe zhvillojmë atë”. Duke bërë krahasimet për një sërë gjërash më sistemin e shkuar monist, ai tha se është krijuar një përshtypje e keqe ku një pjesë e shoqërisë ka mendësi komuniste dhe duke patur këtë mendësi sipas Dervishit, sistemi i ekonomisë së tregut nuk mund të ketë një frymëmarrje të rregullt. Mendësia e të rinjve për të marrë një diplomë – sipas tij – vjen nga e kaluara socialiste, por edhe sikur të jetë ndryshe asgje nuk është e garantuar sepse pavarësisht rezultateve tregu nuk të integron. Duke analizuar ikjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria, Dervishi tha se realisht mjekët po  i marrin pagat, por po i marrin nën dorë. “Mjeku duhet të paguhet me dinjitet që të mos marrrë rryshfet dhe që mos të ketë nevojë të shkojë në Gjermani. Duhet krijuar një klimë përgjegjësie për vendin,”– tha ai. Sociologu, Syhdi Dervishi foli gjithashtu edhe për figurën e pëdagogut në Shqipëri ku sipas tij ata paguhën më keq se në gjithë Rajonin dhe se autoriteti i tyre nuk arrin as nivelin që kishte ai në sistemin socialist. Ndaj pedagogu merr rryshfet, por kjo nuk duhet të shmangë arrestimin dhe dënimin e tij. “Kam bërë shumë libra me punë kërkimore dhe shkencore të mirëfilltë që janë botuara edhe jashtë dhe nuk më mori në telefon as rektori as dekani që të më urojnë”– tha Dervishi. Ai e mbylli intervistën duke thënë se, – “Një shtet nuk e mban gërma e ligjit por e mban fryma e ligjit, e mban fryma atdhetare, por fatkeqësisht fryma atdhetare është vrarë në Shqipëri”.StrugaLajm

 

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...