EMIN POLISI, pishtari dhe flakadani i arsimit shqip në Strugë (1931 – 2008)

EMIN POLISI (1931 – 2008)

Shkruar nga Mr.Sci. Musa Musai/Strugalajm.com

Pishtari dhe flakadani i arsimit Emin Polisi, përjetësishtë dote jetë i dritur dhe i nderuar. E deshti arsimin, për arsim ishte i lindur, i dashur pedagog, me të gjitha vlerat . Arsimtarin Emin Polisi, e kujtojmë me mall, respekt dhe dashuri njerzore, prandaj kam kënaqësi të veçantë të shkruaj, të flasi dhe ta kujtojë.
Arsimtarin e kam pasur bashkëfshatar, njeri me culture dhe shumë respekt. Emin Polisi lindi në Dobovjan, i cili për fatin tonë, fshatit ia rriti namin dhe i dha nderin. Fëmijëria e Eminit ka qenë shumë e randë, plot vuajtje me shumë sakrifica.

Emini shumë pak kohë ka jetuar bashk me babin e vet, përshkak të kushteve politike të asajë kohe të cilat kanë diktuar. Emini kur ishte fëmi, tregoi interesim të shkollohej, ajo dëshirë ishte edhe e prindit të tijë Faikut. Por për tu shkolluar Emini pati shumë vështirësi, ekonomike, sociale, etj. Në Dobovjan asaj kohe nuk kishte shkollë katërvjeçare, prandaj u detyrua ta mbaroi në Veleshtë, bashk me kushërinin e vet Muamet Polisi, i cili u mbyt në lumin Drini i Zi, duke zan peshq. Baca Emin, Muamedin shpesh e kujtonte dhe fliste me shumë respekt për te.Thoshte se ishte djal shumë i zgjuar, i aftë për mësime. Baca thoshte se Muameti ishte i veçantë i dalluar edhe më i zgjuar se unë, dhe gjithë moshatarët tjerë, por ajo ishte tragjedi.
Mbasi mbaroi katërvjeçaren në Veleshtë, Emini bashk me disa shokë nga Veleshta mbaroi tetëvjeçaren në “Kogresi Manastirit” në Strugë. Tetëvjeçaren e mbaroi me shumë halle dhe vuajtje, se udhëtimi ishte primitiv, për çdo ditë udhëtonte 10 km në këmbë, her me bukë dhe më shumë here pa bukë, i veshur dobët, sa që nuk ka qenë i leckosur. Tetëvjeçarja “Kongresi Manastirit” ishte në Strugë ka qenë, aty ku tani është katër vjeçarja e vjetër “Vëllezërit Milladinovci”te ura pare e Drinit të Zi.

Me shumë vuajtje dhe shumë mundime mbaroi tetëvjeçaren në Strugë, duke udhëtuar për çdo ditë në këmbë, me të gjitha ata rreziqe ekonomike dhe sociale. Asaj kohe udhëtimi ishte shumë i vështirë, rruga kryesore, që atëherë i thonin xhadeja, ishte e trasuar me ranë të trashë, për ndonjë makinë që lëvizte shumë rrallë.
Për kundër kushteve aq të vështira, Emini mbaroi tetëvjeçaren. Por vështirësitë nuk i ndaheshin, i kishte të një pasnjëshme. Duke u rritur si fëmijë, atij i rriteshin problemet fëmiëjnore pastaj i rëndoi rinia, prej problemeve trashëguese, në moshën rinore. Të gjitha këta vuajtje ishin pjesë e pandarë e jetës së tij. Gjatë ardhjes në pushtet të komunizmit, UDBA e ndiqte Eminin në gjithë veprime e tijë. Të gjitha ato ndjekje ishin për shkak të babës së vet Faikut i cili i takonte Ballit Kombëtar.
Faikun pushteti sllavo-maqedon e shpalli ultra nacionalist, ballist njeri të rrezikshëm për pushtetin popullor Maqedonas. Sipas marëveshtjes ndër shtetërore, që kishte Shqipëria dhe Jugoslavia më 1945/46, shqiptarët dënoheshin në të dyja anët e kufirit. Ashtu u dënua Faik Polisi, në Maqedoni edhe pastaj edhe në Shqipëri. Vuajtje të mëdhaja Emini ka pasur edhe pas internimit të babes, në Shqipëri.

Kur bisedoja me mësuesin për biografinë e tij, ai me dhimbje i kujtonte ata vuajtjet, ato vite të cilat i kishin lanë shumë shqetësime vuajtje në shpirtin e tij.
Prej këtij moment do të përkujtoj se mësuesin z.Emin Polisin të gjithë e thirrnim bac. Ashtu e kemi thirrur gjithë, gjithë jetën. Kuptohet ashtu e thirrnim në jetën private, kurse në shkollë arsimtar.
Baca Emin llogaritej si bir nacionalisti, ndiqej dhe e mundohej prej rregjimit komunist, prej bashkëpunëtorëve të tij në të gjitha drejtimet, vetëm që ai ta hupi dëshirën për shkollim. Mbasi mbaroi tetëvjeçaren në Strugë, vazhdoi shkollimin e mesëm në Shkup në Normalen “Zef Lush Marku”. Baca normalen e mbaroi me sukses dhe ishte ndër gjeneratat e para të këtyre anëve. Kur Emini erdhi në Strugë si intelektual i ri, ishte koha e rrobërimit komunist. Përnjiherë filloi urrejtja dhe përndjekja. Pushtetetarët nuk donin ta punësojnë, por nuk kishin çare, mungesa kudrove ishte shumë e madhe. Pasi Ju dha mundësia të punësohej si mësues, UDBA nuk rrinte rahat, duke i pregaditur plane kurthe të errëta për ta dënuar dhe larguar prej punës.
Shtëpia e bacës Emin vazhdimishtë kontrollohej, ndiqej, prej bashkëpunëtorëve të UDB së poashtu ndiqeshin edhe letrat që merte prej prindit të vetë babës Faikut ga Shqipëria.StrugaLajm

Baca fillimisht u punësua në Shkollen fillore të Koroshishtit, punën e filloi me plot dashuri dhe pasion. Por pas disa viteve që punoi në Koroshishtë, baca Emin ra në burg. Kështu u krijua një periudhë shumë e rëndë për Emi Polisin, për bacën. Unë asaj kohe isha fëmi, shumë i ri dhe bacën nuk e njihja. Kjo gjendje e burgosjes padyshim se Eminin e rëndoi. U dënua disa vjet burg. Burgun e mbajti deri në fund të dënimit në burgun e Idrizovës në Shkup. Kur Emini doli prej burgut, ai politikisht doli edhe më i pjekur. Në burg ka pasur raste të njihej me shumë njerëz politikisht të dënuar. Vazhdimisht fliste për Sadudin Gjurrën, Haki Moranën dhe shumë të tjerë. Ata ishin shqiptar nga Maqedonia, Kosova dhe vise të tjera shqiptare. Emin Polisi tani kishte bindje edhe më të pastër për çështjen kombëtare. Pasi doli prej burgut, u punësua mësues në Tetëvjeçarën e Veleshtës “Fejzi Vinca”, bacës iu besua lënda e historisë për klasët e larta në tetëvjeçare.

Unë Musai si nxënës i asaj shkolle dhe shumë të tjerë, patëm fatin ta kemi arsimtar. Kështu si arsimtar mbaj mend se kishte njohuri të thella me plot kulturë dhe emocione spjegonte historinë kombëtare. Emini ishte i lindur për lëndën e historisë. Baca për kundër kushteve që ndiqej prej disa kolegëve në punë dhe bashkëpunëtorëve të UDB së, vazhdimisht kishte kujdes, gjithëmo thoshte kujdes se UDBA ka sy dhe vesh, i ka agjentët e vetë kudo. E dinte që atë vazhdimisht e ndiqnin edhe kur ai nuk bënte ndonjë aktivitet intelektual.
Dikur Emin Polisit, gjatë viteve 1964 ja pregaditen kurthin, për ta larguar, nuk je kuadër i diplomuar për lëndën e historisë, prandaj e largua prej punës. Baca plot mllef, shkoi rishtas në Shkup, vazhdoi studimet si student i rregullt, në SHLP dega e historisë. Shkollën e Lartë Pedagogjike e kreu poashtu me sukses të shkëqyeshëm për afat rekord. Tani Baca u bë arsimtar i diplomuar për lëndën e historisë. U bë kuadër edhe më i pregaditur për lëndën e historiesë, të cilën e donte me përkushtim.StrugaLajm

Emini kur erdhi si arsimtar i diplomuar, punësohet në tetëvjeçaren e Ladorishtit “Ashim Agushi. Baca atje punoi disa vite. Në vitin 1972/73, në tetëvjeçaren e Veleshtës “Fejzi Vinca”, për shkaqe të mosmarveshtjev politike dhe fërkimeve grupore, rishtas Emin Polisi u punësu arsimtar i lëndës së historisë.
Emini filloi punën në tetëvjeçaren e Veleshtës, punoi arsimtar i historisë, lëndën që ai spjegoi dhe e zhvilloi ishte kënaqësi e vërtetë. Ishte pedagog i rrallë, me plot elikuiencë, bagazh historie. Arsimtari Emini kishte shprehi pune dhe fjalor shumë të pasur, të bukur por më shumë më pëlqente metoda analitike dhe e krahasimit tek ai. Gjithëmon të lente përshtypjen e një intelektuali të madh dhe të rrallë. Ishte model për arsimtar, i këtyre anëve ishte i pazëvendësueshëm. Emin Polisi ishte morali intelektual, poashtu edhe model se si duhej të konceptohej një intelektual në fushën e arsimit. Prej tij me kënaqësi kamë pranuar, guximin, qëndrimin, oratorinë dhe dëshirën që të zgjedhi arsimin për të ardhmen.

Emin Polisi punoi edhe disa vite në tetëvjeçaren e Veleshtës deri kur ai doli në pension.
Si pensioner ishte intelektual i shkëlqyeshëm, por me mundime prej të kaluarës. Gjithëmon edhe sipenzioner, na jepte këshilla se si duhet të sillet intelektuali si dhe gjatë punës duhet patur kujdes, se UDB ja ka sy dhe veshë. Gjithmon thoshte se intelektualin, njeriun e ndershëm e ndjekin dhe e dënojnë. Në të gjitha situatat politike z. Emin Polisi u gjend si njeri me dinjitet dhe ishte i pa gabueshëm. Gjithëmon rrinte dhe shoqërohej me ish xënësit e vet dhe moshatarët të cilët kishin vlera miqësie dhe dashuri për arsim.

Emin Polisi ka qen inspirim për shkollim te fshatarët dhe më gjërë. Vazhdimisht ka fol pse duhej të shkollohemi. Poashtu ai me sjelljen e tij dhe qëndrimin burrëror prej intelektuali nuk u luhat prej bindjes dhe dëshirë për shkolim, ë të gjitha situatat. Prej kushteve të vështira ekonomike ka punuar edhe punë bujqësie. Disa vite mbolli duhan dhe ishte prodhues cilësor. Ndonjëherë ka shkuar në gurbet si punëtor sezonal në Gjermani. Të gjitha ata përpjekje i bënte për kushte ekonomike ti rrisi dhe ti shkolloj fëmijët e vet. Përpjekjet për kushte jetësore i ka pasur të gjithëanshme dhe kurrë nuk është gjunjëzuar, gjithëmon kaqen luftarak.
Fshatarët vazhdimisht kanë pasur respekt dhe me mall e respektojmë edhe tani. Na mungon shumë për nderin dhe respektin që e kishim. Te Emi Polisi gjithëmonë kishte konak, për mysafir të rrallë dhe të ndershëm nga trojet shqiptare. Biseda gjithëmon zhvillohej për historinë dhe padrejtësitë, që i janë bërë popullit tonë. Poashtu me mall bisedohej për zgjidhje të përhershme politike kombëtare.

Emin Polisi me të gjitha mundësitë e përkapi formimin e Partisë për Prosperitet Demokratik – PPD në. Poashtu për vlerat intelektuale e propozova anëtar të Këshillit Qendror për Iliridën që u mbjt në Gostivar. Si anëtar i ati Këshilli ai kreu shumë detyra patriotike me qëllim vedim marje me përgjegjësi historike. Të gjitha agazhimet i kreu me përpikshmëri. Mori pjesë aktive në organizimi e Referendumit për shpalljen e Iliridës. Ishte lis i patundur i paluhatshëm, duke dhënë kontribut të madhë. Poashtu Emin Polisi ishte anëtar i Shoqatës Bamirëse Humanitare “Nëna Tereze” me seli në Strugë, e cila shoqatë ndihmoi nevojtarët skamorë në Kosovë, Maqedoni gjithë andej kukishte nevojë, popullata e shumëvuajtur shqiptare.
Arsimtari z. Emin Polisi ka dhan kontribut edhe në formimin e Shoqatës “Feja dhe Kombi”, e cila shoqatë bëri jehonë shumë të madhe, për hapësirën shqiptare, në Maqedoni dhe Shqipëri. Të gjitha ata aktivitete i përcillte RTVSH. Gjitha aktivitetet e asajë kohe unë i kam filmuar dhe i kam përcjell në emisionet e RTVSH. Prej vitit 1990 deri në vitin 1998. Unë Musai atyre viteve isha bashkëpunëtor i RTVSH së ë Tiranë. Gjatë asajë kohe vazhdimishtë pregadisja lajme, informacione, qëllimplote, kulturore, momente të pajtimi të gjaqeve, si dhe shumë aktivitete tjera kombëtare, ë Strugë, Maqedoni, Kosovë dhe diaspor.

Baca Emin ka mar pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve, numri i të cilëve ishte mbi 90, që u kryen në Komunën e Strugës. Baca ishte njeri me autoritet, kishte ndikim apo influencë dhe ishte shumë i kuptueshëm. Prandaj Lavdi veprës së Bacës Emin Polisi, njeriut më të mdh të fshatit, njeriut intelektual, flamurtarit për arsim dhe komb.
Ishte shumëherë në delegacione për qëllime të shenjta kombëtare, të cilat me pjekuri dhe madhështi intelektuali i ka kryer. Kur e kujtojm këtë intelektual, patjetër do të mburremi për veprimtarin e tij polihedrike të intelektualit cilësor.
Emin Polisi pasi u pensionua, ai nuk kërkoi të bënte jetë qefi dhe të qetë. Vazhdimisht ngjallte interes, dhe dëshirë për angazhime për një jetë më të mire dhe sa më shumëtë shkollohet rinia. Dëshirë të pazavendësueshme kishte kur bisedonte me rininë e fshatit dhe njerëzit përparimtar, se vendi duhet të sundohej prej intelektualëve të mirëfilltë. Bisedat e tija gjithëmonë ishin të drejtuara për qëllime të mira, sjellje intelektuali dhe vazhdimisht na këshillonte, nuk duhet me u ngut në marjen e vendimeve, nuk duhet mepas qëndrie dhe vendime të përshpejtuara.

Ishte i dashur, i sjellshëm, prind i mire, intelektual, e donte rininë, shkollimin, kulturën, sportin. Gjithëmon na këshillonte për organizime më të mira intelektuale. Kishte qef dhe dëshirë që shpesh të takohemi në qendër të fshatit, ku duke biseduar dhe duke u freskuar me ndonjë pije që ashtu të ndajm mendime.
Ishte njeri që vazhdimishtë bënte humor, bisedat gjithëmo i fillonte me humor i përfundonteme humor, por edhe i freskonte me humor. Baca ishte një humorist atyral i shkëlqyeshëm.
Për Bacën gjithëmonë kemi kujtime të shkëlqyeshme, dhe do ta kujtojmë si shembullvetëm për të mirë. Në një moment baca ra dhe u sëmurë, sëmundja shumë shpejt ja keqësoi gjedjen shëndetësore. Vdiq duke na lanë kujtimet më të mira. Gjithëmon bacën do ta kujtojmë si flamur të papërkulshëm në fushën e arsimit dhe dëshirës kombëtare.


Loading...
loading...