Emri i Dobovjanit dhe Tateshit në një kohë tjetër

Shkruar nga Mr.Sci. Musa Musai
Shqiptarët Ndër shekuj kan duruar dhe çfar skan duruar. Për çudi ai durim shumë i gjatë, nuk po mer fund. Për durimin tanë të tepruar, nuk e dij se kush e ka fajin. Me ne nuk është në rregull, ose nuk dijm të funkcionojmë si etnikum. Pajtohemi të na dënojnë edhe kur kemi të drejtë. Nuk më kujtohet saktë, por pata lexuar se elefantët i kishin lidhur në cirk me litar të dobët, që edhe një kafshë e vogël i kishte këputur. Dikush e pyeti udhëheqësin e cirkut, si ndodh kjo kështu gjithë ajo kafshë e madhe, rri lidhur me litar të dobët. Udhëheqësi i cirkut, pasi e dëgjoi, me kujdes duke qeshur i tha: elefantët, kur ishin të vegjël i rrihnim shumë dhe i lidhnim me litar të fortë. Tani ata mendojn se ende janë të lidhur me litar të fortë që nuk këputet. Kështu ndodh me durimin e tepruar të pa fund të elefantëve. Mjer ai popull që është mësuar me durim dhe rrobëri të gjatë. Vallë mos ndoshta edhe ne shqiptarët, hala kemi frigë prej pushtetarëve sllav. Kur ne kemi të drejtë si komb, si bashkësi edhe kur jemi të fortë.
Fjalën e kam se nuk jemi duke bërë ndryshime organizative, në politikë, shkencë, kulturë, art, ekonomi, emancipim, et. Poashtu dhe kundër deformimeve në drejtëshkrim.
Kjo më motivoi me rastin e emrit të vjetër të fshatit Dobovjan. Dobovjani në historinë e largët, është quajtur LAKTESH. Por atëherë fshati ka qenë i ndërtuar buzë krastës, me shtëpi të rralla në drejtim të Rrait deri te çeshma e Tushit, deri te Shpendra. Përball çeshmes së Tushit ka një copë tokë e cila quhet Shpendra. Emrin e mori prej asajë, se te vendi ku ishte dardha e lotëve gorrica, ka kthesë të ashpër që shqip thirret lak. Shqiprishtë lak – kthesë, tesh – takon = Laktesh. Laktesh ka qenë emri i vjetër i Dobovjanit. Para se të quhej Laktesh është quajtur Prosibila.
Ë këtë rast më shumë u motivova për dy fshatrat: Tateshi Epër dhe Tateshi Poshtëm. Pse sllavët nuk kanë germa që ne i kemi në alfabetin tone: Rr; Ë; Y; Th, dh, etj, ata duhet të kenë kujdes në drejtëshkrimin e emrave. Poashtu edhe fshatrat Tateshi Epër dhe Poshtë, janë dy fshatra për të cilët duhet emiri i tyre të shkruhet drejtë.
Hapësira ku janë të ndërtuar dy fshatrat, është tokë e thatë pa ujë. Në shqip fshatrat janë thirrur THATESH. Pra that – vend pa ujë, tesh – me taku, takon vend të thatë ose Thatesh. Mendoj se ka shumë vërjetje për shumë gjëra që na lodhin, por ka ardhur koha që të zgjohemi prej durimit të pafund.

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...