‘Erdhën me tym e kokëlartë si çlirimtar, po ikin me tym e kokëulur si çifligar’


Sinani i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës së Tetovës thekson se kryetara aktule e ka shkatërruar qytetin universitar.

“Erdhën me tym e kokëlartë si çlirimtar, po ikin me tym e kokëulur si çifligar. Fundi u erdhi, Tetova nën tym, turp Teuta Arifi, turp BDI, turp edhe për ata që ia vunë flakën Tetovës”, është shprehur Sinani.

Qytetarët e Tetovës ngjajnë sikur të jenë të dënuar të jetojnë nën një ambient me ajër të ndotur. Ishte fillimisht fabrika e metalurgjisë “Jugohromi” ndotësi më i madh i këtij qyteti si pasojë e funksionimit të saj pavendosjen e filtrave. Mirëpo tani që kjo fabrikë ka pushuar veprimtarinë e saj, pas protestave të mëdha të qytetarëve, është paraqitur një ndotës i ri. Bëhet fjalë për deponinë e qytetit të Tetovës, pra vendgrumbullimin e plehrave.

Ndonëse për një periudhë të gjatë komuna e Tetovës ka qenë e paralajmëruar nga sektori civil për rrezikshmërinë e deponisë, ajo është treguar e shurdhër. Dhe ja që sot, pikërisht në deponinë e qytetit ka shpërthyer një zjarr i madh, me ç‘rast ka rrezikuar edhe shtëpitë përreth si dhe fabrikat.

Flakët kanë përfshirë gjithë deponinë dhe linjën e tensionit të lartë që kalon siper kësaj deponie.

Nga organizata joqeveritare për ndotjen e mjedisit jetësor “Eco Guerilla”, është akuzuar kryetarja e komunës Teuta Arifi, si përgjegjëse për shkaktimin e gjenocidit ekologjik dhe helmim të qytetarëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...







©