Eriona Sulejmani, missi që po skandalizon Italinë dhe Zvicrën

Fabula e Eriona Sulejmanit është një histori e vërtetë përrallash. Ajo është trajektorja e një shkodraneje, vajzë e një polici, që ia doli t’i mbijetojë emigrimit në Itali. Ajo është ëndrra e një kukulle barby që që mori çmimin e elegancës në Mis Albania dhe që kurorëzoi martesën me një futbollist të famshëm dhe të pasur, Blerim Xhemailin. Ajo është saga e një shiptarjeje që fitoi gjithçka nga hiçi, për t’u bërë papritmas një seks symbol i mediave italiane.

Shumëkush nga ata që i ndjek me ëndje “scoop-et” e kronikës rozë dhe lajmet e sportit e mban mend këtë bukuroshe me gjosksin marramendës që mezi përmbahej brenda një T-shiirt-i të purpurt, me këmbët e holla dhe të gjata pothuasje të zbuluara, tek mbante në duar të birin e saj Luanin, duke zbritur shkallët e staduimeve të kampionatit europian të Francës. Aty mes grave të futbollisteve të tjerë të zvicrës ajo shkëlente. Jo më kot u zgjodh tifozja më seksi e atij kampionati.


Loading...
loading...