Është ndalur procedura për legalizimin e shtatë objekteve në auto kampin “Gradishtë”


Në seancën e djeshme të Këshillit të Komunës së Ohrit, është tërhequr propozim-vendimi për legalizimin e shtatë objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në kampe “Gradishtë”. Ushtruesi i detyrës kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski vuri në dukje se arsyeja për këtë lëvizje është shkarkimi Komisionit të deritanishëm për denacionalizim dhe formimi i komisionit të ri nga qeveria, nga i cili pritet mendimi lidhur me propozim-vendimin e tërhequr, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse shërbimet profesionale, për legalizimin e objekteve në autokampin “Gradishtë”, kanë bërë përgatitje solide të informacionit dhe i kanë marrë opinionet pozitive nga të gjitha institucionet, por besojmë se për shkak të përbërjes së re të Komisionin për denacionalizim që duhet të zgjedhet, këto pika duhet t’i tërheqim nga seanca për t’i shqyrtuar në kohën kur do të marrim opinione nga anëtarët e ri të komisionit”, theksoi Georgeski.

U.D. kryetar i komunës tha se në Komunën e Ohrit në rrjedhë e sipër është rishqyrtimi i dokumentacionit, por edhe mënyra e marrjes së lejeve të caktuara të ndërtimit.StrugaLajmStrugaLajm

Aty është përfshirë edhe objekti i kontestueshëm në Llagadin, si dhe integrimi i ndërtimeve pa leje në autokampin “Gradishtë”, për çka kanë reaguar trashëgimtarët e pronës.

“Po rishikohet nëse ato plane janë miratuar legalisht dhe ligjërisht, që të vijmë deri te lejet e ndërtimit që duhet t’i lëshojmë. Kur ndonjë investitor vjen dhe kërkon miratim për ndërtim në plan ekzistues, unë si kryetar i komunës e kam për obligim të veproj sipas asaj kërkese”, tha Georgieski.StrugaLajm

Këshilltarët e VMRO-DPMNE theksuan se edhe më parë dhe tani po përballen me problemin që të mos e dinë çfarë objektesh do të legalizohen. Në të ardhmen ata, nga administrata komunale urbanistike, do të kërkojnë edhe fotografi të objekteve për të ditur saktësisht se çfarë ndërtime legalizojnë.

Në seancën e 24 e Këshillit të Komunës së Ohrit ishin të pranishëm edhe një numër më i madh i banorëve të Peshtanit, të cilët më parë kanë kërkuar  tërheqje të pikës për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në Gradishtë. Rreth 100 familje pothuajse dy dekada të tëra janë duke udhëhequr betejë ligjore për denacionalizimin e pronave në AK Gradishtë ose pagesë sipas të vlerës së tregut.

In : Aktuale

Loading...
loading...