“Ethet” e finales nisin me Francë-Belgjikë

Kampionati Botëror rikthehet sërish sot me sfidën e parë gjysmëfinale, që do të shohë përballë njëra-tjetrës, Francën dhe Belgjikën, në tentativën për një vend në finalen e madhe. Dy vendet fqinje gjeografikisht, janë nga skuadrat më në formë të këtij kompeticioni dhe kanë arritur deri në këtë fazë, duke eliminuar kundërshtarë me emër.

Kështu Belgjika u rendit e para në një grup me Anglinë, eliminoi me përmbysje Japoninë në fazën e 1/8-ave dhe çoi në shtëpi 5 herë kampionët e botës, Brazilin, në fazën çerekfinale. Skuadra e drejtuar nga Spanjolli Roberto Martinez ka në përbërje një grup futbollistësh nga më të mirët në qarkullim, ku cilësia dhe eksperienca ndërthuren në mënyrë mjaft të mirë. Skuadra luan si një kameleon në fushë, pasi me lojtarët në dispozicion, trajneri spanjoll ka mundësi të ndryshojë skemën vazhdimisht në fushë, duke befasuar kundërshtarët.

Nga ana tjetër, përballë do të jetë Franca, një nga ato skuadrat që janë pretendente të përhershme për të triumfuar në kompeticione të tilla. Edhe skuadra e Deschamps nuk e pati aspak të lehtë të mbërrijë deri këtu, por tregoi supremacinë e saj ndaj kundërshtarëve si Argjentina e Uruguai, duke i dërguar ato në shtëpi, për të vijuar vetë aventurën ruse. Të frymëzuar nga Griezmann dhe Kylian Mbappe, “gjelat” kanë treguar një cilësi të jashtëzakonshme në repartin sulmues dhe jo vetëm, pasi edhe në mesin e fushës kanë shumë cilësi dhe eksperiencë.StrugaLajmStrugaLajm

Trajneri i Francës është optimist se ky është viti i duhur për të synuar majën e botës, ndërsa Belgjika do të jetë testi më i mirë për të treguar nëse është gati për këtë hap, apo jo. Sfida Francë-Belgjikë do të luhet në orën 20:00, ndërsa formacionet e mundshme pritet të jenë si më poshtë.StrugaLajm

Franca: Lloris; Hernandez, Umtiti, Varane, Pavard; Pogba, Kante, Matuidi; Griezmann, Mbappe, Giroud;

Belgjika: Courtois; Kompany, Alderwiereld, Vertonghen, Meunier; Fellaini, Witsel, De Bruyne, Hazard, Mertens, Lukaku

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...