“Etniteti” – Strugë nëpërmjet aktivitetit “Sofra Strugane” i bashkoi etnitetet në një vend

Shoqata për zhvillim të dialogut ndëretnik “Etniteti” – Strugë nëpërmjet aktivitetit “Sofra Strugane” i bashkoi etnitetet në një vend

Shoqata për zhvillim të dialogut ndëretnik “Etniteti” – Strugë realizoi aktivitetin e radhës “Sofra Strugane”.Ky aktivitet është i paraparë në Projektin “Etnitetet së bashku janë për realizimin e vlerave kulturore”. Projekti është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni dhe nga Bashkimi Europian. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Komuna e Strugës, Këshilli i Komunës së Strugës, Sektori civil në Strugë, përfaqësues nga biznes-sektori, Komisioni për mardhënje midis bashkësive pranë Këshillit të Komunës së Strugës, drejtorë komunalë shkollash dhe shumë përfasues tjerë. Të pranishmit ishin me qëndrimin se aktivitetet e kësaj natyre janë për tu përshëndetur dhe se edhe institucionet lokale edhe shtetërore duhet të kontribuojnë më shumë për respektimin e vlerave midis kulturave të bashkësive etnike në vend. Aktiviteti “Sofra Strugane” është i paraparë si aktivitet edhe në Strategjinë për kulturë të Komunës së Strugës.

received_10213156156927261received_10213156156327246

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...