Reklamo ketu



EVN- Maqedoni me fatura edhe në gjuhën shqipe

EVN Maqedoni nga fillimi i vitit filloi me dërgimin e faturave të konsumit të energjisë edhe në gjuhën shqipe. Fatura në gjuhën shqipe është mundësuar edhe më herët, por vetëm me kërkesë të konsumatorit.

Përveç kësaj, faturat do të jenë me dizajn të ri i cili do tu mundësojë konsumatorëve lexim më të lehtë të të dhënave të faturës.

Fatura përmban të dhëna në lidhje me konsumatorin, pastaj konsumimi I energjisë elektrike I treguar në kilovat për orë dhe denarë për tarifë të ulët dhe të lartë, gjithashtu tregohet edhe përqindja e parave që paguhet për energjinë e harxhuar si dhe këshillat për kursim. Pagesa e faturave mund të bëhet edhe përmes internetit duke shmangur pritjet në sportele.

“Që nga janari i vitit 2018 njoftojmë se EVN Maqedoni bëri evidentimin e konsumatorëve të cilët flasin gjuhën shqipe. Këtë e bëri me qëllim që të dërgoj faturë në gjuhën maqedonase dhe shqipe njëkohësisht. Megjithatë fatura në gjuhën shqipe ekziston vecmë disa vite me radhë por e njëjta dërgohej vetëm me kërkesë të konsumatorit. Për shkak të procesit të ndërlikuar të evidentimit mendojmë se ndoshta janë bërë edhe lëshime prandaj I informojmë konsumatorët që mund në çdo moment të drejtohen në Evn Maqedoni me kërkesë për pranimin e faturës në gjuhën shqipe ose për anulimin e saj”, deklaroi Vjosa Selimi nga EVN Maqedoni.