Reklamo ketu



EVN :Po punojmë për normalizimin e furnizimit me energji elektrike

Moti i keq i ndjekur nga rreshje të mëdha të shiut dhe borës shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në pjesën jug-perëndimore në Maqedoni. Pa furnizim janë pjesë e vendbanimeve të rajoneve malore të Ohrit, Strugës, Kërçovës, Gostivarit, Resnjë dhe rajonin e rrethinës, rajonit të Rekës, rajonit të Mavrovës dhe disa fshatra malore të rajonit të Tetovës. Ekipet e EVN Maqedoni gjatë ditës së djeshme i sanuan defektet në më shumë vendbanime, përveç vendbanimeve ku kishte problem me qasjen për shkak të sasive të mëdha të dëborës dhe rrëshqitjeve të dëborës në rrugë. Që sot në mëngjes ekipet janë vazhdimisht në terren dhe me sanimin e defekteve, vëhen nën tension vendbanimet. EVN i aktivizoi të gjitha resurset në dispozicion, njerëzore dhe materiale, me qëllim të rregullimit më të shpejtë të defekteve të shkaktuara nga moti i keq. Makinat dimrore, sajat motorike dhe të gjithë pajisjet janë në shërbim të ekipeve me qëllim të hyrjes në vendet më kritike dhe të paaritshme. EVN Maqedoni është në koordinim të vazhdueshëm me kompanitë tjera energjetike që e përbëjnë sistemin energjetik në vend, me qëllim të tejkalimit të të gjitha problemeve që i shkaktoi moti i keq.