Fadil Zendeli: Është momenti të bashkohemi për çështjen shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Besa ka mbajtur një pres konferencë në kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në lidhje me situatën e fundit politike pas votimit në parlament për hapjen e kushtetutës.

Ai në këtë konferencë ka theksuar se: “Angazhimi i Lëvizjes Besa ka dhënë kontribut maksimal si në fushatën e referendumit dhe poashtu edhe në votim dhe tani do të presim propozimin nga qeveria dhe pastaj do t’i parashtrojmë amandamentët tona”, u shpreh deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Deputeti Zendeli e ripersërit thirrjen e tij për tu bashkuar gjithë partitë shqiptare për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...