Fahri Balliu: Zaevi i vë në “siklet” politikanët shqiptarë të infektuar nga çorbat serbo-ruse


Nga Fahri Balliu

E solli puna e kërkimeve politike për çështjen shqiptare që të ndodhem në një takim me zotin Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës se Maqedonisë se Veriut.

Duke qenë jo pak herë në kontakt, e takime e bashkëpunime me ministra, kryeministra e presidentë me kohë të ndryshme me drejtime të ndryshme, dhe më së shumti, duke njohur kryeministrat e Maqedonisë, takimi me Zaev është ekstremist mbresëlënës.

Ke përpara një njeri të thjeshtë, e me mesazhe të qarta për misionin e tij, me përkushtim themeltar për paqen, progresin dhe përcaktimin e shtetit të tij në anën e Perëndimit. I ardhur në qeverisje me një lufte të rrezikshme kundrejt ajsbergëve të frikshëm të ndërtuar nga politika aziatike Rusi-Serbi dhe aleatet e saj si Irani e ndonjë qorrollisje e Erdoganit, Zaevi ka dëshmuar në sytë e opinionit botëror se me stilin e tij radhitet nder me të suksesshmit.

Maqedonia, një nga nyjet nevralgjike historikisht, burim konfliktesh luftërash raciste apo besimesh ekstreme, sigurisht përbën një nga terrenet me të vështira që ka çuar në përkufizimet se Ballkani është fuçi baroti.StrugaLajm

Por ja ku vjen një kryeministër që do të angazhohet në një nga procedurat historike më tronditëse për të zëvendësuar luftën me paqen. Bashkëpunimi i Zaevit me Ciprasin tregonte haptas se ishte Zaev në vështirësi me të madhe për ta çuar Maqedoninë drejt Perëndimit, pasi Greqia e ka të zgjidhur atë problem.

Ky njeri e kreu këtë mision pa bujë, me një procedim kushtetues të hekurt dhe pa pasur nevojë për të marre pamje heroi. Ky njeri që në sjelljen e tij si qeveritar në Maqedoni ka vendosur raporte që nuk kanë qenë ndonjëherë në sjelljen zyrtare ndaj të gjitha shtresave apo karakterit multietnik.StrugaLajm

Besimtar në Zot dhe në parimet e demokracisë perëndimore, Zaevi duket se vjen nga një edukim i thelle që emeton, humanizëm, që nuk e njeh megalomaninë, prepotencën apo marifetet e stilit Mihallkov. Zaevi vë në pozitë të vështirë sjelljen e çdo politikani në Maqedoni, sidomos të atyre politikane shqiptare që janë të infektuar nga korrupsioni dhe çorbat serbo-ruse.

Maqedonia si shtet i komanduar nga maqedonasit, me shumë faje për qëndrime ekstreme antishqiptare, ka mundur të ekzistojë e të mbijetojë vetëm nga tradhtitë e vogla shqiptare, të ndonjë politikani të kësaj fushe.

Vokacioni i shqiptarëve në Maqedoni është absolutisht properëndimor proatlantik dhe në këtë pikë ata janë historikisht dhe instinktivisht me të përparuar dhe me të vendosur se segmente të tera të shoqërisë maqedonase.

Por ndërkaq Zaevi është një politikan që aktualisht e ka çelur derën e historisë duke siguruar një vend në kujtesën e saj. Por pikërisht ky akt i dëshiruar e ëndërruar nga qindra politikane në botë, tek Zaevi lexohet si një proces i natyrshëm.

Dhe ndërsa jam duke biseduar me të kujtoj arrogancën e kryeministrit tim që di vetëm të vjedhë e të shpërndajë lekë me stilin e bashkisë e lejeve të ndërtimit dhe vërtet të zë trishtimi. Kryeministri i Shqipërisë që prej 6 vitesh nuk ka mbyllur 6.2 km rruge për në Elbasan dhe që i ka mbushur zyrat e shtetit shqiptar me modelet e sektit të vet, të asaj shtëpisë të Berlinit, ku protokolli çelet me tualetet e travestitëve dhe gjithë horrave që urrejnë familje atdhe dhe kanë kult makutërinë e lekut dhe të mishit.

Por mbresa dhe gjurma që të le biseda e rrëfimi i Zaev për jetën e tij dhe misionin e tij politik e bën të natyrshme serinë e atyre lajmeve se këtij do t’i përkasë çmimi Nobel i Paqes.Ai sapo ka hyre në histori dhe vazhdon të përditshmen e tij modeste si punë për të mirën e të gjithë atyre që jetojnë në Maqedoninë Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...