Falimentimi i “Germania AG”, ka penguar deportimin e shqiptarëve

Falimentimi i linjes “Germania AG” ne Gjermani ka shkaktuar probleme te shumta, ko vetem per turistet qe preferonin fluturime me cmime ekonomike, por ka sjelle probleme edhe per policine, lidhur me ekzekutimet e deportimeve. 

1

Mediat gjermane shkruajne se falimentimi i linjës ajrore të Berlinit ka penguar një deportim të planifikuar për ne Shqipëri dhe Kosovë.

Fillimisht policia federale gjermane kishte organizuar dëbimin e rreth 30 shqiptarëve në Tiranë dhe 20 personave të tjerë në Prishtinë, nën organizimin e agjencisë së mbrojtjes kufitare të BE-së “Frontex”. Nderkohe qe ata me pas u larguan nga Frankfurti me fluturimin ST 1020 të Gjermanisë.

Pas dështimit spontan të fluturimit, policia federale duhej të ripërpilonte nën presion të madh kohor dhe të nënshkruante një marrëveshje tjeter me nje linje tjeter. Mesohet se huazimi i këtij avioni për deportim sipas “Frontex”, kishte kushtuar rreth 300,000 euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...