Familja me 10 djem feston si kurrë më parë, ju lind një vajzë

Alexis dhe David Brett nga Inverness, Skoci po festojnë disa Krishtlindje që as nuk i kishin imagjinuar kurrë më parë dhe kjo falë faktit se këtë vit familja e tyre është shtuar me një vajzë të vogël pas një numri të madh djemsh.

Një familje me dhjetë djem më në fund e kanë mirëpritur një vajzë të vogël këtë vit dhe po përgatiten për Krishtlindjet e tyre më të bukura ndonjëherë.

Prindërit vlerësuan se ata kanë shpenzuar afro 3,600 dollarë për Krishtlindje deri më tani por dyshja nuk do e lërë me kaq dhe do shtojë edhe më shpenzimet.

Vetëm katër muaj nga lindja e vajzës së tyre të parë, Cameron, familja po përgatitet për një Krishtlindje historike.

Alexis dhe burri i saj David, 45 vjeç, një shofer treni, i cili gjithashtu vuan nga fillimi i hershëm i Sëmundjes së Parkinsonit, pranuan se ishin shumë keq nga dëshira për të pasur një vajzë pas kaq shumë vitesh vetëm me djem por vogëlushja është futur drejt e në shtëpinë e familjes në Inverness në momentet më të bukura ndonjëherë, pikërisht në prag festash, në Skoci.

In : Aktuale

Loading...
loading...