FANTAZMA E STRUGËS

 

Muhamet Borova/StrugalajmStrugaLajmStrugaLajm

Një “fantazmë” sillet nëpër Strugë, “fantazma e deponisë”. Legale ose jolegale të gjitha forcat progresive nuk janë në gjendje që ta pengojnë këtë “fantazmë”.Nga kjo fantazmë dikush profiton, por shumica pëson.Pësojnë ato që thiren në zërin e ndërgjegjes permes rrjetave soiale dhe protestave por faktorët relevant janë shurdh-memec dhe asgjë nuk dëgjojnë.Ska lumturi më të madhe se natyra e pastër,kur atë e sheh dhe me të bisedon, ska lumturi më të madhe kur natyën e sheh si një art të gjall kur bukurin e ketij arti dejtpërsëdrejti e perjeton, ska lumturi më të madhe kur e sheh liqenin këtë pasqyrë magjike të natyrës me ujin e kulluar që të freskon vetëm duke e pare.
Interesi global i të gjithë qytetarëve është në zhvillimin e vetëdijes dhe etikës ekologjike.Duhet të zhvillohet qasja serioze ndaj asaj që është e shenjtë. Nuk ka gjë më të shenjtë se SHËNDETI .Ndotja e ambientit është sëmundja e pashërueshme e cila duhet të pengohet me vetëdije permanente.Ardhmëria është vetëm në gjelbrim me sa më shumë oksigjen dhe klorofil, ndryshe nuk do të ekzisojmë.Duhet të medojmë më shumë për mbeturinat,që mos përfundojmë si mbeturinë.Natyra asnjehere ne nuk na tradhton,por ne atë e tradhtojmë,pasi ne jemi të vegjël ajo është e madhe dhe dinjitoze.Ne jemi pjesë e natyrës,natyra është pjesa jonë, prandaj duhet ta mbrojmë që të jemi të mbrojtur.Natyra i respekton ligjet e saja,njeriu i shkel.Natyra nuk u takon atyre që janë nën tokë,por atyre që janë mbi tokë,ajo është “nëna” e të gjithëve,ta duam si nënën.Mos heshtim si përmendore por ta ngrejmë zërin e ndërgjegjez, le ta dëgjojnë zërin e ndërgjegjez edhe profiterët sepse në fatkeqsin e të tjerëve ato nuk bëhen të lumtur.Kush nuk e respekton jetën në mjedisin e pastër me ajër të pastër ai nuk e meriton jetën!StrugaLajm


Loading...
loading...