Fati i gjuhës shqipe në duar të ministrave që flasin turqisht dhe maqedonisht në shtëpi

  • Që ironia të jetë akoma më brengosëse, pushtetarët shqipfolës këtë “procedurë heretike” rreth futjes së gjuhës shqipe në kornizat e sistemit juridiko-kushtetues, orvaten ta keqpërdorin për marketing politik, kinse janë ata të parët që neve shqiptarëve mundohen të na e avancojnë dhe promovojnë gjuhen amtare në instancat e sistemit politik.

Godoni i gjuhës shqipe

Musli FeratiStrugaLajmStrugaLajm

Pas gjithë atij pluhuri verbues rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, imponohet vetvetiu reagimi indinjues ndër opinionin shqiptar, jo vetëm në RM-ja, por edhe më gjerë, se si ne trashëgimtarët e trungut autokton pellazgo-ilir ruminojmë si të çoroditur floskulat e përfaqësuesve legjitim në parlamentin dhe qeverinë e posazgjedhur reformatore të z-ri Zaevit. Fjala është për zyrtarizimin e një të drejte elementare qytetare universale, ajo e përdorimit të gjuhës amtare në çdo vend dhe në çdo kohë, e cila kur është puna për gjuhen shqipe del se është një ekskluzivitet jashtë planetar dhe me reperkusione të trishtueshme për shtetin dhe popullin shtetformues maqedon. Hipokrizi e llojit të vet, madje, është dhe abuzimi i stërzgjatur institucional dhe jashtë institucional se a duhet apo nuk duhet të flitet dhe përdoret lirisht gjuha shqipe pa ligje dhe dekrete të organeve qeveritare, të cilat janë legjitimuar pas zgjedhje të parakohshme parlamentare vitin e kaluar. Që ironia të jetë akoma më brengosëse, pushtetarët shqipfolës këtë “procedurë heretike” rreth futjes së gjuhës shqipe në kornizat e sistemit juridiko-kushtetues, orvaten ta keqpërdorin për marketing politik, kinse janë ata të parët që neve shqiptarëve mundohen të na e avancojnë dhe promovojnë gjuhen amtare në instancat e sistemit politik. Pa mos dashur të futem në labirintet e specialistëve të linguistikës dhe shkencës albanologjike, jam i thirrur si ekspert i psikologjisë njerëzore të shpalos një të vërtetë të hidhur se protagonistë kryesor të zyrtarizimit të gjuhës amtare shqipe janë joshqipfolës si të providencës dominante maqedone po ashtu edhe të segmentit shqiptar në qeverinë aktuale në Maqedoni. Kur jemi tek partneri shqiptar në qeveri, me keqardhje mund të potencojmë se individ që gjuhen shqipe nuk e kanë gjuhë amtare, dhe të njëjtën e flasin me rrymim tipik të bastarduar joshqipfolës, përpiqen ta mbrojnë dhe avancojnë në instancat më të larta të drejtimit dhe menaxhimit të shtetit, që për 27 vite po thirret në demokraci dhe liritë e qytetarit, qoftë ai edhe i komunitetit etnik shqiptar. Thjesht dhe shkurt, nuk është korrekte që votuesit shqiptar të shpresojnë dhe presin se lufta politike institucionale do të ketë ndonjë sukses të qëndrueshëm, nga individ që në mjedisin e tyre të ngushtë familjar poqëse rastësisht flasin gjuhen e apostrofuar shqipe, kanë përshtypjen se komunikojnë gjuhen e përbuzur të fshatarëve dhe quvlive të pa qytetëruar. Andaj, ata me të afërmit dhe shokët e tyre të ngushtë komunikojnë në jetën e përditshme me gjuhë amtare që mund të jetë edhe kinezishte, por asnjëherë ajo shqipe. Averzioni i tyre është aq patologjik e dashakeqës ndaj gjuhës së shqipeve, sa që ndaj personave që për gjuhë amtare e kanë shqipen, shtojnë dhe ndajshtojnë etiketa të tipit mesjetar bizantin: qelepur, ahmak, trashul, specaxhinj, laknaxhinj e të ngjashme. Në psikolinguistikën e çdo gjuhe kemi fjalëtingëllimin dhe theksin karakteristik për çdo krahinë dhe mjedis social, e cila përcakton pa ambalazhe bojëqepeni autoktoninë, etimologjinë dhe epistemologjinë faktike të një gjuhe, në të cilën edhe shqipja nuk bën përjashtim. Për fund, mjaft më me mashtrime dhe manipulime të dimensioneve sarkastike qe disa vite me radhë na torturojnë dhe deligjitimojnë ata që shqipen e kanë vetëm si mbulesë për veprimet e tyre korruptive dhe kriminale me sfond të sfilitur antisocial, se nuk hamë më dardha në vend të byftekëve të Levantit, historikisht dhe tradicionalisht antishqiptar!!! SHQIPTARI.euStrugaLajm


Loading...
loading...