Fatime Fetai le të zgjedhet kryeprokure

Ejup Berisha
Kryeministër Dada Fatë le të zgjedhet Kryeprokurore e Prokurorisë së re kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit.
Në krye të Prokurorisë së re të lartë për ndjekje të krimit të organizuar dhe të korrupcionit në Republikën Veriore të Maqedonisë propozoj që të zgjidhet Prokurorja speciale publike Fatime Fetai apo siç e quaj unë në mënyrë përkdhelëse Dada Fatë.

StrugaLajmStrugaLajm

Kjo femër shumë e aftë dhe e përgatitur intelektualisht, juridikisht dhe moralisht duhet të jetë udhëhqëse e institucionit të ri i cili do të shërbej për ndjekje dhe akuzim të kryersve të veprave të rënda penale në vendin tonë të cilët janë shtuar shumë gjatë gati dy dekadave në RVM. Dada Fatë është një personalitet që më ngjanë në Ish agjentin e periudhës së Prohibicionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili quhej Eliot Ness. Ky ju pati shpallur luftë të vendosur dhe të ashpër kriminelëve më të mëdhej dhe më të rrezikshëm amerikan të asaj kohe siç ishte Al Capone. Ness për një periudhë të caktuar i nxorri fare të gjithë kokat e krimit dhe mafiozët më të rrezikshëm në SHBA prandaj edhe njëher përsëris se të njëjtin rol dhe të njëjtën detyrë si të Nesit unë dua që ti jepet Prokurores speciale Fatime Fetai e cila me plot kompetencë dhe përkushtim do të mund të angazhohet dhe të punoj në misionin e shenjtë luftimin e krimit dhe korrupcionit te ne. Pra edhe ne në RVM kemi struktura mafioze të cilat duhet luftuar dhe eliminuar nga skena prandaj në krye të Prokurorisë se re konsideroj se duhet të jetë kompetentja Dada Fatë e cila e ka edhe kredibilitetin e një femre të ndershme e të vendosur e cila shumë më me sukses se disa meshkuj prokuror do të mund ta luftonte krimin e organizuar dhe korrupcionin në vendin tonë. Gjithashtu siq e keni vërejtur Dada Fatë e ka edhe një karakteristikë shumë interesante pra ajo e ka shikimin shumë të rrezikshëm. Dada Fatë përkundër sharmit dhe bukurisë që e ka e posedon edhe karizmën si dhe është e paisur me aftësitë e një femre që duhet dhe mund me plot dinjitet dhe përgjrgjsi ta kryej funkcionin e Kryeprokurores së Prokurorisë së re formimin e të cilës e paralajmëroi Kryeministri i Republikës Veriore të Maqedonisë Zoran Zaev gjatë javës së kaluar, nisma për formimin e të cilës do të ndodhet para deputetëve të Kuvendit të Republikës gjat kësaj jave. Zoti Kryeministër nëse eventualisht nuk ka marrë fund qështja e zgjedhjes së Kryeprokurores së Prokurorisë së re e cila është paralajmëruar se do të formohet atëher un propozoj që shefe e asaj Prokurorie publike të zgjedhet Zonja Fatime Fetai-Dada Fatë apo Eliot Nes i Gostivarit.StrugaLajm


Loading...
loading...