Fatlum Zhuta boksieri nga Veleshta :Zgjodha Amerikën për tu aktivizuar në boksin profesionistë!

Sporti i boksit ose në përgjithësi sportet luftarake gjithmonë kanë qenë të dominuar nga shqiptarët, ku kuptohet nuk kanë munguar sukset, titujt dhe medaljet. Njëri prej sporteve ku shqiptarët është sporti i boksit. Fillimisht Azis Salihu, pastaj vëllai i tij Faton Salihu, Naser Haruni, Skender Jahiu, dhe të tjerë, të cilët kanë lënë gjurmë në boksin në Maqedoni, këtu bën pjesë edhe boksierin nga Struga , Fatlum Zhuta, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe vazhdon të merret me boks aktiv, derisa në adresë të tij nuk po mungojnë sukseset dhe fitoret. Gazeta KOHA ju sjell një intervistë, në të cilën Zhuta flet për hapat e parë në sportin e boksit, sukseset e arritura, shpërnguljen në SHBA, arsyet dhe paraqitjet e tij në këtë shtet.

KOHA: Si lindi dëshira për tu marrë me boks ?

ZHUTA: Më vjen mirë që më bët këtë pytje sepse të kem edhe rastin të tregoj se me shumë merita ka vëllau im, ish-kampion i Maqedonisë, Resmi Zhuta. Shumë vite më parë ndiqja nga afër vëllaun dhe shumë kampiona tjerë të Klubit të Boksit ‘Sindi’ dhe ishte knaqësi të shikoje sukseset e fitoret e tij. Një ditë vëllau Resmiu më tha se koha e e tij po kalon dhe se unë duhet ta zëvendësoj . Isha vetëm 8 vjeç çfarë, në një moshë ku un nuk kuptoja dhe pa hezituar i thashë në rregull dhe e pranova ofertën e tij. Vëllau filloj dhe punonte shumë me mua ku i mora edhe hapat e para të boksit, stërviteshim gati çdo ditë dhe derisa unë erdha në një formë të përkryer dhe në vitin 1999 iu bashkangjita klubit, i cili bëri vllaun tim kampion për disa vite radhasi KB ‘Sindi’.

KOHA: A mund të na tregoni rreth fillimit të karrierës se si ka rrjedh?

ZHUTA: Në vitin 1999 kur edhe iu bashkangjita KB ‘Sindi’patëm një turnir në Ohër nëse nuk gaboj ishte muaji maj dhe vetëm me një stërvitje trejneri më thotë ‘Fatlum përgatitu se do ta kesh ndeshjen e parë’. Isha vetëm 11 vjeç dhe për një çast ndjesha vullnet për një çast emocione, ndërsa disa herë ndjeja frigë. Kur erdh edhe dita e ndeshjes, më kujtohet si sot dhe nuk do ta harroj kurrë, ishte edhe vullneti ku më dhan shumë veleshtar dhe strugan të cilët ishin të pranishëm. Boksoja me një boksier anëtar i KB ‘Ohrid’ ku falë Zotit në fund ia dola. Pas katër  raundeve dola fitues dhe kshu vazhdova edhe mëtutje ku dita ditës përmisohesha edhe më shum, përgatiteshim fortë me mikun timë tash më të ndjerë kampionin e shumëfisht Atdhetar Skenderi.

KOHA: Aktualisht jetoni në SHBA (Alaska). Prej kur braktisët Maqedoninë dhe cila ka qenë arsyeja që e morrët një vendim të tillë?

ZHUTA: Si çdo boksierë pas shumë ndeshjeve amatore, vjen edhe koha e boksit profesional dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte destanicioni më i mirë. Pasi përfundova me sukses një nga turniret më të forta ndërkombëtare ‘Ahmet Komerc’ ku edhe fitova medaljen e bronzit dhe pas këtij turniri vendosa të shpërngulem në SHBA. Arsyeja ka qenë pikërisht ky turnir. Në fakt pata mundësin që të jem finalistë dhe të boksoj me turkun në finale, por turqit vëndosen që fitorja padrejtësisht ti takoj boksierit nga Suedia me rezultat 2:1. Pas kësaj edhe zyrtarisht në Federatën e Boksit të Maqedonisë deklorava se do kaloj ne profesionalizëm dhe zgjodha SHBA sepse ishte vendi më i përshtatur. 

KOHA: Para se të shpërnguleni në SHBA. Cilat kanë qenë të arriturat dhe sukseset më të mëdha të Fatlumit?

ZHUTA: Në boksin amatorë pata shumë suksese. Merita për këtë kanë shumë dashamirë strugan dhe veleshtar të cilët më ndihmuan me sponzorizim, mos ti harroj edhe trejnerin dhe nënkryetarin e Federatës së Boksit të Maqedonisë, Faton Salihu. Si anëtar i përfaqësueses së Maqedonisë arrita të fitoj më shumë se 40 medalje te arta dhe shumë tjera si bronz dhe argjendë. Në Kosovë katër herë kam qenë fitues i turnirit ‘Adem Jashari’, tre herë fitues i turnirit ’Pavarsia’, tre herë fitues i turnirit ‘Lah Nimani’, tre herë fitues i turnirit ‘Nato thank you’, fitues i turnirit ‘Zahir Pajaziti’, pastaj në Bosnjë fitova katër herë turnirin ‘Hakija Turajlic’ dhe dy herë turnirin ‘Zllatko Hrbiç’, pastaj bronz fitova në turniri e fuqishëm Ballkanik siç është ‘Stranzata’ që mbahet në Bullgari, bronz fitova edhe në ‘Ahmet Komerc’ i cili mbahet në Turqi ,kurse medaljen e argjendtë e fitova në Shkoder në turnirin gjithashtu shumë të fortë ku në finale pësova nga boksieri prej Kazakistanit. Ndërkohë, tre herë kam qenë pjesmarrës në Kampionate Evropiane, të cilat u mbajtën në Liverpul (2008), Moskë  (2010) dhe në Ankara (2012), pjesmarrës në Kampionatin Botëror në Milano (2009) dhe në Baku (2012). Gjithashtu kam fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare të cilat u mbajtën në Mersin në Turqi, ku kam qenë shqiptar i parë deri më tani. Jam fitues i turnirit ‘Gongu i artë’ edhe atë si shqiptari i vetëm që kam fituar këtë turnir edhe atë për dy vite radhazi (2011 dhe 2012). Ndërkohë në Maqedoni kam qenë tetë herë kampion radhazi për seniorë, ndërsa Federata e Maqedonisë jam shpall tre herë boksieri më i mirë në Maqedoni dhe katër herë sportisti më i mirë ne Strugë. 

KOHA: Sa ishte e vështirë adaptimi juaj në SHBA dhe në shoqërinë amerikane?

ZHUTA: Të them të drejtën ishte shumë rëndë pasi më mungonte shoqeria, Struga, Veleshta, klubi dhe familja pa dyshim. Kalova shumë vite të pa krahasueshme, takova njerëz të niveleve të larta, krijova një shoqëri të besueshme dhe nuk ishte lehtë të heq dorë lehtë, por disi ia dola. Sa i përket shoqëris amerikane, un nuk kam kohë që të mirrem shum sepse pjesën më të madhe të ditës e kaloj në ushtrime, në punë, ndërsa kohën e lirë e shfrytëzoj për pushim dhe shikoj shumë ndeshje.

KOHA: Me boks vazhduat edhe në Alasaka ku deri më tani keni arritur pesë meçe ku prej tyre katër janë fitore edhe atë me nokaut, kursë një përfundoi baraz. A mund të na tregosh më tepër për këto meçe, pasi shihet qartë se nuk po njeh kundërshtar para vetes?

ZHUTA: Me të ardhur në Alaska boksova tre herë dhe kreva po aq fitore me nakaut, por Alaska s’ka komision dhe Federatë profesioniste. Kështu tre ndeshjet e para nuk i kam të regjistruara në ‘Boxrec’ në SHBA nuk mund të thuhet se snjeh kundërshtar ose snjoh humbje, sepse ka shumë konkurencë të fortë dhe boksierë të mirë, mirëpo kam punuar tejet mase që te korrë sukses, ndërsa eksperienca dhe puna që bëj çdo ditë me trejnerin tim, më jep këtë rezultat, ndërsa ndeshja të cilën e barazova ishte ‘medzori decision’ ku një refer nxori rezultat 40:38 për mu dhe i dyti nxorri 38:38 dhe të parin 38:38 prandaj meçi përfundoi baras edhe pse mund të them se isha shum pran fitores. Kur lufton në vendë të huaj përparsia kalon gjithmonë tek kundërshtari. 

KOHA: Kush përkujdeset për karrierën tënde dhe meçet që i zhvillon?

ZHUTA: Në karierën time kujdesën trejneri im Daniel Çoi nga Korea e Jugut dhe Bret Sumer nga Uashingtoni, ndërsa për ndeshjet kujdesët manaxheri Bill Mek Donald dhe ‘Cess boxing promotion’.

KOHA: Sa boksonit në Maqedoni, keni pasur përkrahjen e shqiptarëve. Meqë tani jetoni në SHBA – A ju mungon përkrahja e shqiptarëve?

ZHUTA: Sigurishtë që po. Gjithmonë i kujtoj ato vite kur përkrahja nuk më mungonte kurrë, por edhe këtu nuk  ndjej mungesë, sepse çdo ndeshje i kam gjithmonë afër shqiptarët nga Veleshta, Struga me rrethin, Kërçova, Dibra, Gostivari, Shkupi, të cilët jetojnë në SHBA. 

KOHA: Mendoni se jeni shembull i integrimit në SHBA, apo si një “ambasador” i shqiptarëve në këtë shtet?

ZHUTA: Preferoj të quhem ‘shembull’ që shumë gjenerata tjera të ndjekin rrugën e suksesit sepse vendi jonë ka shumë talentë të cilët duhën vëmendje, ndersa sa i përket fjalës mbasadorë, kjo i takon shqipëtareve në këtë vendë që të gjykojnë se jam apo sjam një ‘ambasador’.

KOHA: A vjen familija juaj të përcjell meçet tuaja?

ZHUTA: Gjatë kohës sime në reprezentacionin e Maqedonisë në të shumtën e rasteve kam pasur gjithmon babën, i cili më përcillte ndeshjet nga afër, ndërsa tani bashkëshortja në disa ndeshje vjen e në disa jo. Gjithcka mvarët nga koha dhe vendi se ku boksoj sa ka raste ku qëndroj më gjatë në ose ka raste ku kthehem shpejt por po familjarët gjithmon më kan përcjell nga afër. 

KOHA: Nga informatat që i posedojmë, kemi dëgjuar se je krejtësisht tjetër në jetën e përditshme. I qetë dhe mjaft i shoqëruar, apo?

ZHUTA: Gjatë gjithë jetës sime jam munduar që të jem i respektueshën, i drejtë dhe atë që unë e bëj në ring nuk e bëj kurr jashtë. Nuk preferoj që të lëndoj ose të mos e respektoj dikë sepse kjo është krejt kundër asaj që unë posedoj. Jamë shumë i qetë në shumë aspekte dhe shoqërija është shumë e vlefshme për mua kohën e lirë takoj shumë nga shokët e mij dalim bisedojm kaloj një pjes të mir me to siç edhe e ceka më herët, shoqërija është shumë e vlefshme për mua.

KOHA: Me kë e ke ëndërr të boksosh dhe cili është synimi juaj?

ZHUTA: Tani kam shumë boksier të cilët dëshiroj qe ti kem në ring, por do veçoja disa. Shpresoj që një ditë për titull të sfidoj anglezin Gorge Groues, tani kampion bote.Kam pas rastin që të ndeshem me të në finalen e ‘Gongut të Artë’ në vitin 2007 ku si 18 vjeçar që isha në atë kohë dhe pa përvojë, nuk pata mundësi sepse humba në gjysëmfinale nga rusi Nikolai Galocin dhe Groues  shpallet fitues . Këtë boksier dua që një ditë ta kam në ring. Ka dhe shumë tjerë si James Degale Metju, Corobov Maxim Gazizov e shum shum tjerë. Ndërkohë, synimi imë përfundimisht është të fitoj një nga titujt WBC WBA WBO.

KOHA: Cilin titull do ta kishe veçuar?

ZHUTA: Të jem i qartë pa dyshim në profesionalizën do kisha dëshirën që në thesarin timë të shtoj titullin e WBO ose WBC për të cilët punoj shpresoj dhe një ditë do ta provoj që të luftoj padyshim për  këto dy tituj nuk edi se kur por besoj se do të mundohem që tu afrohem këtyre titujve. Gjithcka ia lej fatit sepse asnjëher nuk i dihet se çka të sjell jeta. Ndërsa, në boksin amator me shumë vështirësi do veçoj dy trofe ‘Gongun e artë dhe fitoren në ‘Lojërat Mesdhetare’. 

KOHA: Kush është në jetën private Fatlumi?

ZHUTA: Në jetën private rëndesi të madhe i përkushtoj familjes dhe bashkëshortes. Më pëlqen shumë të udhëtoj në vende të ndryshme jasht Alaskes, dhe këtë e bëjmë shpesh, ndërsa merrem pak edhe me punë. Derisa një pjes të kohës kaloj edhe me shoqëri.

KOHA: Njihesh me nofkën “Albanian Golden Boy”. Nga e ke marrë këtë emër?

ZHUTA: Në vitin 2011 ku me një super ndeshje mposhta kampionin e Afrikës boksierin nga Tunisia Ahmed Bakri dhe në vitin 2012 kur fitova edhe ‘Gongun e artë’  për të dytën herë, ku në gjysëmfinale në raundin e dytë nokautova kampionin nga Romania dhe në finale gjithashtu me nokaut munda kampionin nga Mali i Zi, Marko Bozoviç, dhe pas këtyre dy vitëve miku im gazetari Hajrush Mani më vu këtë nofkë ku edhe ksaj ditë në profesionalizën përmendem si ‘Albanian Golden Boy’ ose ‘Fatlum King Zhuta’.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...