Fatlum Zhuta,’’Kingu’’i Veleshtës më 18 janar bokson në Amerikë

Fatlum “King” Zhuta kthehet në aksion në Grand Hinckley- Kazino në Minesota më  18 Janar ku do të ketë ndeshjen e radhës . Fatlum Zhuta në një prononcim për Strugalajm  potencon se ndeshja e radhës  do të jetë një spektakël për të gjithë ata që do të jenë present në këtë eveiniment sportivë  I cili organizohet në bashkëpunim me ‘’Greg Cohen Promotions’’.’’Do të jetë një ndeshje ku nuk do të mungojë spektakli dhe argëtimi për të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij evenimenti në Minesota’’përfundon ai.Fatlum Zhuta që në Amerikë njihet edhe me pseudonimin ‘’Kingu’’ boksieri nga Veleshta e Strugës që tashmë jeton dhe vepron në SHBA.Pas një karriere të suksesshme në Maqedoni dhe rajon ai me sukses po ndërton një karrier në boksin profesionistë në Amerikë.(Strugalajm.com)

StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...