Fatma : Hapni shtëpitë publike, se latë nam duke ngacmuar gratë!

Një efektive e OFL-së, doli dje dhe sot me syze ku jepte deklarata për operacionin për goditjen e grupit KÇK. Fakti që ajo doli me kapele dhe syze i intrigoi të gjithë. Mediat, portalet po bënin çmos për të zbuluar se kush fshihej pas kapelës dhe syzeve.

Portalet sot kanë bërë namin e titujt: “Kush është bukuroshja me syze e OFL…”, “Kush është biondja misterioze me syze dielli…..”

Për këto ka reaguar edhe gazetarja, Fatma Haxhialiu në Instagram. Ajo shkruan se, me këto që bëjnë mediat në radhë të parë dëmtojnë policen, duke zbuluar identitetin e saj. Ajo kërkon që të hapen shtëpitë publike, pasi sipas saj të gjitha të këqijat në vend vijnë nga meshkujt e frustruar dhe të pashprehur seksualisht.

“Nuk mund te rrija pa reaguar per keto lajme idiote dhe skandaloze.
Ironizoni gjithcka lidhet me punen dhe vendin e punes te polices ne fjale, po c’pune keni me ate personalisht dhe me fizikun e saj. Kujt i hyn ne pune sa seksi eshte dhe sa te bukura i ka floket?
Ca dreqin keni me fizikun e saj, seksi apo jo?
Turp t’ju vije te gjitheve palo media, ca jane keto ironira dhe tituj lajmesh bjondia seksi qe tronditi rrjetin, apo zbuloni bukuroshen qe fshihet pas syzeve dhe kapeles. Ne radhe te pare a nuk e demton kete police ne detyre, zbulimi i identitetit?
Ne radhe te dyte, po mortja qe nuk ju ha qe ngelet shpellare te pangopur nje jete dhe i shikoni grate si organe seksuale qe ecin!
Ne radhe te trete, ju lutem hapni shtepite publike se gjysma e te keqijave ne kete vend, na vijne nga meshkujt e frustruar e te pashprehur seksualisht! T’ju vij turp!!!”,- shkruan Fatma.

Loading...
loading...











Loading…


loading…