Fatmir Emushi kryetar i Besës në Strugë, i pranishëm dhe Bilall Kasami

Sonte u kompletua edhe kuvendi i degës së Strugës.

Vetëlargimi i ca individëve nga këshilli vendorë i Strugës, rezultoi në një rritje rekord të anëtarëve në nëndegët dhe së fundmi edhe në kuvendin e Strugës.

Në prezencë të komisionit për organizimin e kongresit të parë të Lëvizjes Besa, i cili është me datë 24 shkurt, udhëheqja e degës së Strugës, nga kuvendi i Strugës unanimisht ju besua z. Fatmir Emushit.

Kuvendin e udhëhoqi znj. Melinda Rashiti, fjalë rasti pati edhe anëtari i komisionit qendrorë Adnan Azizi, kryetari Bilall Kasami, si dhe kryetari i degës së Ohrit z. Xhemal Mena.StrugaLajm

Gjatë procesit të regjistrimit të kuvendeve – degëve të Lëvizjes Besa për në Kongres, gjithandej po vërehet atmosferë pozitive dhe shumë shpejt zëri i Lëvizjes Besa do të jetë edhe më fuqishëm në përfaqësimin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Lëvizja Besa-Strugë

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...