Faton Murati dhe Enkel Dika me ekspozitë artistike në qendër të Strugës!

 

Një krijim artistik mund të përçoj një imazh të bukur apo një emocion të mirë. Kur e bukura ndërthuret me emocionin, reflekton dashuria dhe krijohet arti. Struga është një vend që dashurohet edhe me sy edhe me zemër. Qëllimi im gjithmonë ka qenë që nëpërmjet fotografive, të përcjell një emocion, një moment apo thjesht një peisazh të bukurive natyrore, e mbi të gjitha bukurive të qytetit tim.

Andaj gjej rastin t’ju njoftoj se: në datën 20.05.2017 (e shtunë), prej orës 12:00 deri 16:00 në shëtitoren e qytetit të Strugës (te përmendorja), do të realizoj për herë të parë një ekspozitë me fotografi, ku do të prezantoj gjith krijmtarinë time lidhur me bukurinë dhe ngrohtësinë që mbart në vete Struga.
Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur..

Me respekt fotografi Faton Murati dhe dizajner Enkel Dika

received_1753650368260064 received_1753650358260065

In : Aktuale

Loading...
loading...