Faton Pollozhani, akademiku strugan që jeton mes Lindjes dhe Perëndimit

 Faton Pollozhani ju jeni nga Struga e Maqedonisë së Veriut dhe një pjes të mirë të jetës e keni ndarë mes Lindjes dhe Perendimit. A mund të na flisni pak mbi motivet e udhtimeve tuaja gjatë kësaj perjudhe; ishin emocionale apo për karrierë ?!!

 Jo, në fakt  udhtimet e mia drejt Stambollit ishin për qëllime akademike. Pasi unë atë kohë, studjoja në Turqi në  Universitetitn e Marmarёs, drejtimi pedagogji e muzikёs. Megjithkëtë, gjatё kohёs së studimeve unë punoja edhe si kompozitor. Pra, shpesh herë kompozoja muzikё per filmia apo ndonjëherë edhe kolona zanore për dokumentar.

Duke qenë se ju keni jetuar dhe studjuar nё vendet e ndryshme te Europёs dhe të Azisё. A ishte e letë për ju të mësonit disa gjuhë të huaja ?!.

Faton Pollozhani dhe Sadbere Emshiu

 T’iu them të drejtën, gjuhët e huaja mund ti kem më tepër pasion, pasi unë nuk e kam pas asnjëherë aq të vëshirë ti mesoja disa gjuhë të huaja, tani unë mund  të flas shumë mirë turqisht, gjermanisht dhe anglisht.

Si erdhi vendimi për tu transferuar sërisht në Gjermani, pasi ne e dimë tashme që dëshira jote e madhe ishte për të investuar në Shqipëri?!

Duke udhtuar shumë fillimish e pash të arsyshme të vendosesha në Hamburg, pasi mendova se Gjermania do të ishte një vend më i sigurtë për të ardhmen e femijve të mi. Pak vite më vonë, kur fëmijet filluan të mesonin gjermanishten si gjuhë të parë u mërzita dhe tentova të stabilizoheshim në Shqipëri jo vetëm për shkak të gjuhës, por edhe sepse e ndjeja veten pjesë të komunitetit shqiptar. Madje, atje investova shumë për një shkollë mjeksie, por përpjekja ime nuk rezultoj e suksesshme  për shkak të shumë borokacive që egzitojnë atje. Kështu që unë u detyrove bashkë me familjen të ktheheshim me treqind eurot e fundit, sërisht në Hamburg për t’ia nisur jetës këtu nga e para.StrugaLajmStrugaLajm

Faton, na tregoni pak për “fillimin tuaj të  dytë”, nëse mund ta quanim kështu ardhjen tënde në  Hamburg ?!.

Fillimisht, këtu punova si profesor i muzikes dhe teatrit në ” Goethegymnasium” ose i njohur ndryshe si Gjimnazi i Gëtes, pra shkrimtarit më të njohur dhe më popullor të Gjermanisë. Mund të themi se ky ishte një fillim i mbarë!StrugaLajm

Përveç angazhimit tuaj si mësues gjimnazi, filluat të punonit edhe me pasjonini e vjetër kompozimin muzikor. Ç’farë do t’na thoshit për këtë pjesë ?!!.

Mendoj se ndonjëher fati është diçka e madhe, aq më tepër kur je në një qytet metropolitan si Hamburgu i Gjermanisë edhe mundësitë janë padyshim më të medha. Duke qenë se tashme e zotëroja këtë fushë, një ditë e gjeta mundësinë dhe fillova edhe me kompozimin. Kjo gjë gjithashtu me ndihmoj të rris performancën time si artist, fillimisht duke u adaptuar me Jetën Kulturore të Hamburgut. Ndonjëherë duke luajtur muzikë me motive shqiptare, ndonjëhere të pёrpunuara dhe kështu e fillova karrierën time artistike deri sa një ditë e kuptova se kjo gjë nuk ju pëlqente vetëm publikut, shumë instrumentistëve gjermanë tek të ciët gjeta mbështetjen kryesore.

Faton, ju jeni gjithashtu edhe një organizator i njohur këtu në Hamburg dhe shquheni sidomos kur fjala për aktivitetet kulturore të diasporës shqipëtare. Si e shpjegoni këtë ?!.

Krahas punës me muzikën dhe artin, njeriu kur e ka me pasion krijon edhe ide për organizimet e evenimenteve dhe aktiviteteve të ndryshme artistike. Për më tepër, mendoj se keto gjera ndonjëher shkojnë të gjitha së bashku sikurse fryma e një bande muzikore, kuptohet kjo arrihet me punë dhe duke ju përkushtuar fortë. Kjo është arsyeja përse sot, mua mi besojnë shumë herë këto gjera. Madje së fundi me besuan edhe programimimin e agjendës për Ceremoninë e Hapjes së Konsullatës së Re të Kosovës në Hamburg.

ALB365/ Sadbere Ermshiu/ Hamburg/ Gjermani


Loading...
loading...